Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?

Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?

Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të vdekurve nga COVID. Me këtë rast, meqë ai ka problem me aritmetikën, po ja lëmë sa të dojë shifrën që fsheh Qeveria. E zëmë dy herë, apo tre herë më shumë (kujdes, kjo është tabelë shumëzimi).

Pra të besojmë Lulzim Bashën se në Shqipëri nuk vdesin nga 6 deri 9 vetë në ditë, por nga 18 në 27 vetë në ditë.

Ky është momenti që mua më pushon logjika, se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet  dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

Fshehja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhet të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

Kjo tragji-komedi mund t’i shkojë në mendje vetëm Lulzim Bashës, i cili deri dje ka thënë se Edi Rama po tenton të terrorizojë shqiptarët me vdekjet nga COVID, dhe nga ana tjetër thotë që fsheh vdekjet.

Prej dje ka ndryshuar strategji dhe thotë se deklarimi i numrit të lartë të vdekjeve nuk i terrorizon shqiptarët, por i bën të ndërgjegjshëm.

Tani nëse kërkon të terrorizojë shqiptarët, Edi Rama po të ketë mundësi, i shton vdekjet dhe regjistron me COVID çdo të vdekur, dhe ata të aksidenteve rrugore. Por nuk e bën dot, se nuk të lejon sistemi të shpikësh shkaqe vdekjeje, dhe nuk ka qëllim të terrorizojë shqiptarët.

Por ajo që nuk kuptoj fare, është se çfarë do ndryshonte në të ardhmen politike të Lulzim Bashës, sikur gjithë shqiptarët që vdesin çdo ditë në Shqipëri nga mosha, nga aksidentet, nga sëmundjet e tjera, të pashërueshme, t’i shënonim të vdekur nga COVID.

Nuk di pse Lulzim Bashës i është mbushur mendja që nëse kap kuotën e numrit të vdekjeve të shqiptarëve, e kap dhe pushtetin. Në fakt, duhet të kapësh numrin e votave të marrësh pushtetin, jo numrin e arkivolëve. Kështu vetëm sa i humb ato.

Dhe akoma më shumë, nuk e kuptoj pse zgjedh kauza që lidhen me numërim, se nuk e ka pikë të fortë aritmetikën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 20/11/2020 22:33

    Ne revanshin makaber te lul-holandezit (qe natyrisht nuk mund te jete i ideuar nga mendja e tij e limituar) shoh vetem cilesine e qeverisjes me genjeshtra e mashtrime te periudhes 2005-2013. I bekuar qofte verdikti i shqiptarve, qe sot Shqiperia jone qeveriset nga socialistet, me te cilet do t'ia dalim ne perballimin e sfidave madhore te pasojave te termetit dhe me pandemine.Uroj cdo dite sa me pak lendime per vendin tim.

    Përgjigju
  • robi: 20/11/2020 19:15

    Exelent Mero. Por ska faj para se te bente ate zbulim apo shpifje te ndyre duhet te jete konsultuar me famulltarin e shqupit priftin pastor imzot Dorian Telit barkderri dhe me tabakhonen e Tirones qe do ja kete shkruar ato shifra ts cmendura qe dhe ai vete nuk i beson.

    Përgjigju
    • Mero: 20/11/2020 21:10

      Exelent qe cke me te. Edhe ne gju me shkruan fet e fet ky. Si jane keto skuthat, nuk rrojne dot pa ndenjur pas ndonje ofiqari.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja