Pse PD po merret sërish me Tom Doshin ?

Pse PD po merret sërish me Tom Doshin ?

Tom Doshi

Partia Demokratike përmes të vetmit jurist që ka (lidhur me problemet zgjedhore) ka nisur sërish pergatitjen e alibisë për “humbjen e zgjedhjeve” pikërisht pak ditë para 6 Marsit. Ajo parti, e ka “kunjën” me Tomën, pasi atje ku është ai, ata nuk marrin as 10 per qind të votave. Enkeleid Alibeja, doli dhe  denoncoi “përfshirjen e Tom Doshit në fushatën zgjedhore”. Ai shkoi edhe më tej, duke u shprehur se “Doshi vepron në Shkodër në emër të Edi Ramës”.

Skenarë qesharakë, të denjë për subjektin e ndonjë premiere humori, por jo niveli politik. Partia Demokratike, ajo e selisë së blinduar, e nisi fushatën e zgjedhjeve të pjesshme me “shpatë”, duke sjellë si argument “kandidatët e “non-gratës” Berisha”, por në fakt ata ishin dhe kanë sjellë më pranë përçarjen e asaj force politike. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme lokale, ishte një shans i mirë, për të afruar dhe jo larguar demokratët nga njëri-tjetrit, ishte një shans i mirë për ti treguar “armikut Rama” se, edhe në situata “lufte” ne bashkohemi. Por jo, stradegjia Basha-Alibeaj e zgjedhjeve, ishte dhe mbetet “shpif-shpif, se diçka mbetet”.

Ata përfundimisht po groposin forcën opozitariste, duke e ndarë në skalione Partinë Demokratike. Duke u marrë me Tom Doshin, ata veçse po thellojnë humbjen, veçse po i shtojnë vota qoftë Partisë Socialiste apo dhe “Shtëpisë së Lirisë”. Kjo është fushata e tretë që ata merren me Doshin, por kjo është fushata që do të vendosë në fakt, fatin e lidershipit  aktual të Partisë Demokratike me seli në SHQUP. Lulzim Basha ka tentuar disa herë, të afrohet me Tom Doshin, ka tentuar të bëjë “ortakëri” për fushata elektorale, pasi njeh influencën dhe forcën e tij, sidomos në Shkodër. Ai gënjen përmes Alibeajt, juristit të fushatave, kur shprehet se “Shkodra do të votojë Partinë Demokratike”,ndërkohë që kryetari i asaj force politike, nuk shkel në kryeqëndrën e Veriut prej 26 Prillit 2021, pasi nuk ka as 10 per qind të mbështetjes që ka sot Berisha apo dhe Doshi.

Duke dalë vetëm pak ditë para 6 Marsit me deklarata qesharake, dhe duke fajësuar në fakt qysh sot “shkaktarin e humbjes së pritshme të bashkisë Shkodër”, juristi i fushatave të Lulzim Bashës, ka bërë gati justifikimin, që do të  recitojë  kryetari  ashtu siç bëri në 26 Prill të 2021. Në fakt Alibeaj, po “shtron trasenë” e rradhës së moslargimit të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit. Dhe “shkaktarët” janë gjetur qysh sot, ku “Doshi” është njëri prej tyre. Demokratët tashmë e dinë se, Basha nuk ka ndërmend të largohet, sikur ti sjellë Partisë Demokratike edhe 8 humbje të tjera elektorale, pasi  ajo forcë politike është kthyer në biznes familjar.

Ata i tremb gjithçka për humbjet elektorale, ashtu siç i tremb Tom Doshi në Shkodër apo dhe Tiranë.Mungesa e një programi  real dhe afatgjatë politik, ku të spikasë synimi për të ardhmen e asaj partie, mungesa e komunikimit permanent  me anëtarësinë e cila në 6 Mars,ka rastin të zgjedhë përfundimisht nga do të shkojë, e ka zhvlerësuar  maksimalisht  imazhin e Bashës si kryetar PD-je. Pas humbjes së 6 Marsit, ai do ta ketë të pamundur të  përballet me zemëratën e brëndshme, të  ndjehet  “i pazëvëndësueshëm”, dhe tu mbushën mëndjen  demokratëve të tij se, “fajtori kësaj here ishte Tom Doshi”…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 28/02/2022 18:26

    Meten me Tom Doshin se ai la bole ata te P D jane te tredhur.

    Përgjigju
  • Erti: 28/02/2022 17:15

    Ke drejte o ajazi Keta te bashes Gjithmone kur humbin Gjejne fajtor tomen ose saliun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'