Pse pranoi ftesën e Ramës? Najada Çomo: Askush më mirë se unë s’e reflekton punën në spitale kundër COVID (VIDEO)

TIRANË- Një nga "kuajt e betejës" së socialistëve në listat e kandidatëve për 25 prillin, është shefja e Infektivit, Najda Çomo.

Në një rrëfim të shkurtër të karrierës së saj, Çomo ka zbuluar se përse ka zgjedhur që të pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama. Çomo shprehet se ajo e reflekton më së miri punën e bërë në spitalet COVID-19.

"Pasi mbarova fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ai vit nuk jam ndarë më prej atij shërbimi. Ka qenë një punë me përkushtim, me studim, me instruktim dhe natyrisht dinjitet profesional për t’i shërbyer pikërisht pacientëve në këto spitale.

Unë e pranova ftesën sepse kush më mirë se mua mund ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj dhe uroj të vlefshëm pikërisht për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe sigurisht për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot. Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti maksimal i kryeministrit të vendit zotit Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie. Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që ne duhet të besojmë shumë shumë shumë”, shprehet ajo.

Çomo është e para në listën për Tiranën, së bashku me inxhinieren e Luljeta Bozo. Në prezantimin e listave, kryeministri Edi Rama tha se ato përfaqësojnë vizionin e mandatit të tretë qeverisës të PS-së, pasi fokusi do të jetë vaksinimi dhe rindërtimi nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë