'Pse qeveria injoron UNESCO-n?!' Zhupa interpelancë me Gonxhen! Ministri: S’ka projekte biznesi në Butrint! Deputetja: Je avokat i ADF-së! Po planifikoni edhe shkatërrimin e Drilonit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e MEK, Blendi Gonxhe mbi menaxhimin e parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit dhe përse nuk ka reflektuar për kërkesat e UNESC-os.

Zhupa iu drejtua Gonxhes duke e pyetur se: “Pse qeveria injoron të gjitha rekomandimet e UNESCO? Çfarë interesi ka qeveria të rrezikohet pasuria e mbrojtur? Pse nuk i pyesni për asgjë ekspertet tanë? Merrni të huaj”

Nga ana tjetër Gonxhe u shpreh se kanë reflektuar vendimet në Komunitetin e Trashëgimisë Kulturore.

‘Përmendët dhe emra personash, por nuk më duket e udhës që të ndalemi këtu. Ishte për t’u përshëndetur që vendimi në Komunitetin e Trashëgimisë kulturore ishte unanim. Nuk di të kem qenë me një person të tillë në funksion në takim në Paris. Di t’ju them se zoti Lorenc Bejko është përfaqësues i ICOMOS në Shqipëri dhe ndaj ishte në takimin në UnescoFondacioni nuk ka lidhje me asnjë program biznesi.

Nuk kemi të bëjmë me PPP dhe koncesione. ADF nuk ka asnjë qëllim me fitimprurjen . ADF sot për ne do të thotë 55 milionë euro i ka dhënë për trashëgiminë kulturore. Ky fondacion nuk ka lidhje me asnjë ndërrmjarje që ka nga pas një biznes.’- u shpreh Gonxhe.

‘Po zëvendëson ADF me UNESCO-n .Unë ftova këtu ministrin për ta pyetur sesi do zbatojmë raportin e UNESCO-n, ti erdhe këtu fole për ADF. Nuk je anti-amerikan kur kërkon që të thuash atë që thotë UNESCO. ADF nuk paguan të ardhura dhe ka gjoba nga Delëeri. Butrintin do ta bëjmë si Davosi se këtë kanë thënë. Vendi ku duhet të ishin rojet e Butrintit, u bë kafe nga Kumbaro. BBF.al nuk hapet si faqe, shikoni ca serioziteti keni ju në lidhje me këtë çështje. Thatë që nuk e thotë raporti dhe e ka thënë fiks këtë. Parcelizimi i trashëgimisë botërore. Modifikimi I pasurisë në faqen 69. Mungesa e arsyeve për menaxhimin e pasurisë nga një autoritet i vetëm. Nevoja për një ekip të menaxhuar të natyrës. Një mekanizëm për bashkëpunimin dhe në faqen 27. Mund të gënjeni stafin tuaj se i kanë marrë dhe vegjël.'- tha Zhupa.

Zhupa theksoi dhe një lajm që ende ka qenë i paditur për publikun sipas saj, ku u shpreh se në Drilon do të ndërtohet një godinë, ku UNESCO ka kërkuar të hiqet.

‘Rithekson kërkesën për Shqipërinë dhe për të hequr zyrtarisht, mundësinë e zhvillimit urban. UNESCO kërkon që të hiqet parashikimi i një godine në majë të Drilonit.’- u shpreh Zhupa.

Kujtojmë se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO thotë në një raport për Parkun më të njohur Kombëtar në Shqipëri, Butrintin, se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimim e integruar të Butrintit dhe u rekomandon autoriteteve shqiptare që Ministria e Kulturës të ruajë autoritetin tërësor të kësaj pasurie botërore dhe jo vetëm të një pjese të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Makinë e parkuar në rrënojat e Butrinit, ministri: Ishte e Dhimitër Çondit, e bëtë sikur ishte biznes i Kumbaros

 

Në Kuvend, ministri i Kulturës Blendi Gonxhe zhvilloi një interpelancë me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Gjatë zhvillimit të interpelancës, ministri i Kulturës, duke ju referuar një makine të parkuar në rrënojat e parkut kombëtar të Butrinti tha se makina që ishte parkuar ishte e arkeologut Dhimitër Çondi.

‘Makina e Dhimitër Çondit që po shkon për gjetjet arkeologjike! E bëtë që ishte biznesin i Kumbaros!’- tha Gonxhe.

Deputetja iu drejtua se nuk i intereson e kujt është makina, por fakti që ajo parkohet në rrënojat e qytetit antik.

‘S’më intereson e kujt është makina, por po parkon në rrënojat e qytetit antik të Butrintit!’- tha Zhupa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kashari: 25/07/2024 19:12

    Si ske turp mo Bledi ngele vetëm duke vjedhur mo i pa ngopur mos i hënksh leket bashkë me at skuthin tjetër që e ke si levë marrshi e kupton besoj për ke e kam Ilir Mëngra hajduti nr dy i DRTRRSH TURP TURP që SPAK rri nuk vepron. Vetëm shikoni tenderat që ka bërë me fasada me kamera me lyerje sikur të bëheshin prej floriri. Turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë