Pse rebelohen artistët?

Pse rebelohen artistët?
Laureatëve të çmimeve të një konkursi që u shpall nga MTRKS, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, nuk u jepet shpërblimi dhe nuk gjejnë asnjë përkrahje në MTKRS.

Sa është borxhi që ka shteti?
Afërsisht 5 milionë lekë shteti ua ka dhënë fituesve të trofesë. Një shumë dy herë më e madhe u përket anëtarëve të jurisë me përbërje shqiptarë dhe të huaj, të cilët ende nuk janë paguar

Cilët janë fituesit e MTKRS-së?
Janë katër vepra të krijuara për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë “Dodona” e kompozitorit Aleksandër Peçi dhe veprat muzikore të Shpëtim Kushtës, Endri Sinës, Aleksandër Lalos.

Pse ndihen të diskriminuar muzikantët?
Sepse konkurse të dramës ka pasur vit për vit, konkurse të arteve figurative ka pasur çdo vit, ndërsa konkurse për veprat muzikore ka 12 vjet që nuk bëhen.

Pse shteti është borxhli ndaj artistëve?
Artistët kane firmosur kontratat, kanë dhënë numrin e kontos dhe IBAN-in. Lekët kanë kaluar në VKM dhe iu është premtuar t’u jepen në fund të dhjetorit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin