Pse sekuestrimi i pasurive të Llallës nuk është rastësi

Pse sekuestrimi i pasurive të Llallës nuk është rastësi

Adriatik Llalla

Një seancë parlamentare qesharake u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita nuk pranoi të votonte ligjet që vijojnë Reformën në Drejtësi.

Nga të gjitha sjelljet u kuptua që edhe Rama e kishte këtë dëshirë. Ai ka kohë që pret një qeveri të përbashkët me Partinë Demokratike, sepse, i trembur siç është nga Reforma në Drejtës, po kërkon me çdo kusht bllokimin e saj.

Por nuk kupton, sepse për këtë çështje nuk pyet dot ekspertët.

Por, a mund të bëhet dot një qeveri e përbashkët mes krerëve të korruptuar të demokratëve dhe të socialistëve?

Përgjigjia e kësaj pyetje del me një pyetje: po amerikanët e pranojnë një qeveri të përbashkët PS PD?

Në asnjë mënyrë.

Po si mund të shkojnë punët këtej e më pas, nëse Rama e përdor këtë si alibi për të votuar ligjet e Reformës?

Asnjë alibi i nuk mund të ketë për amerikanët. Ata i kanë në dorë të gjithë liderët e korruptuar të këtyre birbove që po kërkojnë të tallen me të ardhmen e shqiptarëve, duke sjellë në politikën e qeverisjes një qeveri të përbashkët, që pastaj të luajë Rama me pretekstin që nuk binden demokratët, ose të krijojë destabilitet shoqëror në Shqipëri.

Po a mund ta lejojnë amerikanët këtë?

Në fakt tani shqiptarët janë sërish në pozicionin e kohës së Çadrës. Atëherë duhet sërish një zgjidhje amerikane si ajo e Çadrës. Zgjidhja e Çadrës erdhi me anë të forcës së politikës amerikane. E pra, pyetja sot është pikërisht kjo: a do të vendosë sërish forcën politika amerikane dhe të imponohet kundrejt Metës së pari e Berishës më pas, duke iu vënë përpara faktet që iu rëndojnë?

Sigurusht që po. Kjo do të jetë rruga, dhe shenjat janë që këtë herë do ta bëjnë vetëm me Metën. Prandaj këto ditë sigurusht që kjo çështje do të zgjidhet, sepse tanimë provat dhe faktet e mbledha kundër liderëve të korrupsionit shqiptar, janë edhe më të rënda se një vit më parë.

Në fund të fundit, politika është forcë, dhe forcën e politikës së sotme në lidhje me ecurinë demokratike dhe vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, e ka politika amerikane dhe jo korriosioni kryeministror shqiptar.

Pse, si mendoni ju, sekuestrimi i pronave të hajdutit Llalla pikërisht sot, është një rastësi.

Jo, kjo është shprehje direkte e forcës. Por, kundrejt të tremburve të mëdhenj të Shqipërisë, mund të ketë edhe një sulm të tillë direkt. Kjo nuk përjashtohet si zgjidhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 24/07/2018 14:03

    Avokat mos na i permend me amerikanet pasi politika e tyre me ardhjen e Trump eshte bere me paguaj te te mbroj,paguaj te te jap mend,nuk po i plas me per parime as per te drejtat e njeriut dhe as per demokraci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK