“Shpojani gomat, thyeni dritare, atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni e luftoni. Ngrini grushtin lart ndaj cdo pushtetari”. Nuk janë fjalë të thëna nga goja e Berishës dhe pse janë mendësia dhe filozofia e e tij fund e krye.

Sot kryetari ‘de jure’ i PD-së, Lulzim Basha, ka degjeneruar në shesh duke bërë thirrje për destabilitet. Një gjuhë e cila nuk befasoi askënd pasi të gjithë e dinin dhe e dinë se në PD nuk ka ndryshuar asgjë që pas humbjes së saj në 2013 dhe 2015. Sepse sa të jetë Sali Berisha gjallë, ajo parti është e destinuar të jetë nën thundrat e tij. Kukulla Basha (pavarsisht fytyrës fëminore që ka), mbart me vete të njëjtën psikologji dhune si e Berishës. Por, një gjë është e sigurtë, askush nuk e merr seriozisht.

Mbaj mend që në 2013 shpërtheu një humor i pazakontë kundrejt doktorit. Ishte si lojë ndaj tij, ku të gjithë e trajtonin si të shkarë. E trajtonin si lolo, se kishte frikë askush më pavarsisht horroreve që i kishte bërë populit në vitet e tij të stërgjata të pushtetit. E trajtonin si të shkurën e vendit pasi psikologjia e tij e dhunës ishte përfundimisht e papranueshme.

Deklaratat e tij shiheshin si dëshmi e dështimit dhe marrjes fund të tij. U bë hore, u bë gaz i botës me deklarata e tij që ishin të natyrave të ndryshme populiste. Nuk e asocionte më askush si kryeministër por si një i pandehur që pas humbjes së pushtetit do përballet me drejtësinë. Kaq e kishte doktori. Që nga ajo ditë ai ka bërë e po bën çmos që të pengojë reformën në drejtësi.

Ndërsa në partinë e tij ai është akoma diktatori që fjalën e tij së bën dot njëri dysh. I pari ushtar është Basha i cili është kukulla që shitet në tregun politik si kryetari formal. Është qesharake, pasi u bënë 3 vjet që Berisha po përpiqet t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se Basha është kryetar i PD-së. Askush se beson. Në partinë e tij as që e merr mundinim t’iu thotë se kush është kryetari.

Por, tragjikja e PD-së është se askush nuk i merr më seriozisht. Thirrjet për luftë të Bashës janë objekt humori më shumë se deklarata që merren seriozisht.

Nuk merren si të tilla as nga anëtarët e PD, jo më nga populli i cili si në 2013-ën sot tallet me deklaratat e tij duke i trajtuar si dëshmi të dështimit të tij të radhës.

Një gjë sot ai e bëri. Ju tha demokratëve se është edhe ai si Berisha. Këtë e bëri me zërin e tij por me fjalorin e Berishës, por që deklaratat e tij nuk ngjallin asnjë reagim tjetër veç përqeshjes popullore. Tregoi edhe njëherë se ai është e shkuara.

Ankthi i tij duroi 6 ditë, sot shpërtheu dhe se mbajti dot më mllefin ndaj qytetarëve që kanë 6 ditë që tallen me të duke mos i dhënë mbështetje e përkundrazi, duke u tallur me çadrën qesharake të dominove, shahut, alkolit e picave.

Fjalët e dhunshme të Bashës sot nuk ishin ndaj qeverisë, ishin një shpërthim nga mungesa e mbështetjes ndaj tij dhe kauzës së tij personale për tu bërë kryeministër në tavolinë. Aq qesharake ka qenë kërkesa e tij këtë radhë (pa kauzë) saqë mospërfillja ndaj tij ka kaluar caqet duke e bërë atë të shpërfytyrohej në atë mënyrë e kërcënuar me atë gjuhë. Dhe pas gjithë kësaj, opinioni publik qeshi me të, siç qeshi dhe ndaj Berishës në 2013.

Kjo lloj politike e së shkuarës, e cila kthen në para 2013 është një mendësi të cilës populli i dha përgjigje në 2013. Basha po tenton që me të njëjtën formulë të nxjerrë përfundim të ndryshëm. Një gafë që e ka bërë atë edhe më qesharak se Berishën në 2013.

Sot Basha me deklaratat e tij i ka bërë zemrën mal doktorit (i cili në 2013 rrinte me antiplumb sepse i kishin mbushur mendjen se askush nuk mund ta mundtte në zgjedhje), i cili me nostalgji ka kujtuar kohët e tij kur thyente xhama e hynte me tang në kryeministri, ndërkohë që nuk vritej asnjë person.

Por aksidentalisht Basha me ato deklarata i ka rikujtuar popullit se mendësia e tyre është dhuna.

Nga 1997, 1998, Gërdec, 21 janar, rrahjet e miltantëve në Durrës e Kavajë para pak javësh, janë treguesit se si filozofia e PD është dhuna. Por që fatmirësisht që nga qershori i 2013 askush nuk e qas më, përkundrazi, i trajtojnë si qesharakë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com