Pse duhet të vendosni qepë në çorapet tuaja para gjumit!? Ja Arsyeja

Pse duhet të vendosni qepë në çorapet tuaja para gjumit!? Ja Arsyeja

Qepë e vendosur në këmbë

Ju mund të keni dëgjuar se njerëzit, përveçse për gatim, po e përdorin qepën edhe për përfitime të tjera shëndetësore.Sikundër po e vendosin qepën në këmbë përpara gjumit dhe, për shkak të kuriozitetit, ju pyesni se çfarë do të ndodhte. 

Qepët janë perime që i përkasin familjes aliume (hudhra, preshi etj.) që janë të pasura me sulfur organik dhe quercetin (pigmenti që është prezent në këto bimë). Nga të gjithë antioksidantët, sulfuri konsiderohet si më i miri sepse reciklon antioksidantët tjerë që trupi harxhon.

Kjo rezulton në prodhimin e glutation-it. Nga ana tjetër, quercetin-i është një antioksidant tjetër që nxit sistemin imunologjik. Kur kombinohen këta të dy, mund të ndihmojnë në parandalimin e helmimit të veshkave, zvogëlimin e rrezikut të prostatës dhe kancerit të gjirit.

Meqenëse qepët kanë shumë përfitime shëndetësore dhe se këmbët veprojnë si lidhje direkte me organet tjera të trupit, thuhet se mund të pastroni trupin tuaj me ndihmën e këtyre dy kombinimeve. Metoda është, duke prerë në feta të holla qepën dhe duke e vendosur në çorape përpara se të flini gjumë.

Gjithashtu, mund të përdorni edhe hudhër, që konsiderohet të ketë efektet e njëjta si të qepës. Thjeshtë preni qepën dhe ndani në feta të holla. Mund të përdorni ose qepë të kuqe ose të bardhë dhe pasi të përfundoni proceduren, ju mund ti vendosni në çorape në fund të thembrave tuaja. është shumë metodë modeste, dhe padyshim mund të flini rehat megjithëse keni qepë nën këmbët tuaja.

Edhe në qoftë se përdorni qepë apo edhe hudhër, këto të dy përdoren për të pastruar lëkurën sepse kanë aftësinë të zhdukin bakteriet dhe mikrobet. Për më tepër, qepët përmbajnë acid fosforik, gjë që mund të depërtojnë në gjakun tuaj dhe të pastrojnë atë.

Si rezultat i kësaj, gjaku juaj pastrohet dhe ju mund të fitoni imunitet nga gripi dhe influenca të ndryshme. Mund të ngjajë si befasi se një nga përparësitë e bërjes së kësaj teknike është të largoni erën e keqe nga këmbët tuaja.

Qepët në mënyrë natyrale janë me erë, por aktualisht këta mund të ju ndihmojnë të pastroni këmbët duke larguar kutërbimin apo erën e keqe të tyre. Kjo realisht është e mundur sepse kjo lloj perime mund të largojë toksinat nga trupi, duke ju dhënë këmbë të pastra dhe të dezinfektuara.

Refleksologët e këmbëve besojnë se këmbët kanë mbarime nervore – përafërsisht 7000 e që quhen meridian. Këto janë qarqe elektrike potenciale që mund të stimulohen për të dhënë përfitime shëndetësore duke vendosur qepë të prera në çorapet tuaja gjatë natës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja