Pse u anulua seanca plenare, deputetët e Berishës-Nikollës: Akt i rëndë! Kryeparlamentarja: Kërkesë e disa deputetëve, janë në fushatë

Pse u anulua seanca plenare, deputetët e Berishës-Nikollës: Akt i rëndë! Kryeparlamentarja: Kërkesë e disa deputetëve, janë në fushatë

Kuvendi i Shqipërisë

Anulimi i seancës plenare që ishte parashikuar të mbahej sot, ka sjellë një reagim të deputetëve të Rithemelimit. Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët e Berishës e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare.

Ata e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar si më poshtë, ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht. Në një përgjigje zyrtare kryeparlamentarja Nikolla e argumenton anulimin e seancës shkak të kërkesës së disa deputetëve të cilët janë të angazhuar në fushatë me zgjedhësit

 “Nisur nga kërkesa e disa deputetëve se për shkak të angazhimeve të tyre në veprimtari me zgjedhësit e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e ditës së hënë, kam ngarkuar shërbimin  e seancës të njoftojë deputetët për moszhvillimin e seancës”, thuhet në shkresën e saj.

Më tej ajo shton se Kuvendi ka pasur edhe raste të tjera kur kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos zhvillohet seanca plenare në datën e planifikuar për shkak të kërkesave të ardhura nga deputetët.

(Kerkese per zhvillimin e seances plenare te dates 13.03.2023)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja