Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokut?

Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokut?

Moment nga ndeshja

Një rast i rrallë ka ndodhur në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”. Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Marokut ndodhi një rast i ”çuditshëm”, ku një gol i shënuar në sekondat e fundit, bëri që ndeshja të ndërpritej e pas një ndalese rreth 2 orë, goli u anulua.

Maroku ishte në epërsi 2-1, kur futbollisti Cristian Medina shënoi dhe barazoi rezultatin. Më pas plasi dhuna, ku tifozët marokenë u futen në fushë dhe tentuan të sulmonin futbollistët e Argjentinës. Të gjithë menduan se ndeshja u mbyll me barazim, por e vërteta ishte ndryshe.

Gjyqtari nuk kishte dhënë sinjalin për përfundimin e ndeshjes pas hyrjes së tifozëve në fushë dhe gati dy orë më pas, VAR anuloi golin e shënuar nga Medina, duke konfirmuar se ishte për pozicion jashtë loje.

Cila ishte e vërteta dhe pse u nevojiten rreth dy orë për ta anuluar golin?

Në momentin që tifozët maroken u futen në fushë, gjyqtari suedez Glenn Nyberg nxori të dyja skuadrat jashtë fushës dhe një mesazh në ekranin e madh në stadium njoftoi: “Eventi juaj është pezulluar, ju lutemi shkoni për në daljen më të afërt.”

Të gjithë supozuan se loja kishte përfunduar, por nuk ishte e tillë. Webfaqja e Olimpiadës e tregoi ndeshjen si të “ndërprerë”. Ndërsa kjo po ndodhte, gjyqtari i VAR-it, italiani Paolo Valeri po kryente kontrollet e tij të zakonshme në një gol.

Rishikimi i VAR-it

Loja ishte ndërprerë për një orë e gjysmë kur u përhap lajmi se barazimi dramatik i Argjentinës ishte anuluar për pozicion jashtë loje. Ndërsa perceptimi do të jetë se VAR-it iu deshën të paktën 90 minuta për të mos lejuar golin, ai do të ishte anuluar menjëherë nëse nuk do të ishin futur tifozët në fushë.

Meqenëse “goli” i Medinës shkaktoi probleme të tilla, marrja e një vendimi të menjëhershëm për ta anuluar, mund të kishte shkaktuar probleme të mëtejshme të turmës. Organizatorët vendosen se ishte më e sigurt të prisnin derisa të largohenin tifozët nga stadiumi dhe të njoftohej se goli ishte anuluar përmes VAR-it dhe se loja do të rifillonte pas dyerve të mbyllura.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin