Pse u 'ngriu buzëqeshja në buzë' antiamerikanëve ?

Pse u 'ngriu buzëqeshja në buzë' antiamerikanëve ?

Sali Berisha

Sali Berisha  ka dalë hapur fare kundër gjithë ndërkombëtarëve. Ka dalë kundër ambasadorit amerikan ( SHB-së) ka dalë kundër ambasadorit anglez (Britanisë Madhe), ka dalë madje kundër  edhe ambasadorëve të Bashkimit Europian që mbështetin Edi Ramën, integrimin, investimet e huaja që kanë nisur dhe po bitisen në Shqipëri. Ai ka dalë kundër të gjithëve.

Paska qenë një pasion i fshehur i ish-lidertit historik, (natyrisht ndikon e shkuara e tij koministe) dhe ka mjaftuar “non-grata” e tij amerikane, për të shfaqur hapur prirjet e tij antiperëndimore. Veçanarisht me zonjën Kim, ish-lideri historik ka nisur betejën pa kthim. Ai ka dalë hapur kundër saj (në fakt kundër SHBA-së), dhe nuk lë rast pa thumbuar dhe sulmuar çdo deklaratë apo prononcim mediatik të saj. Në selinë e pushtuar të Partisë Demokratike sot, antiamerikanizmi është kthyer në normalitet.

Atje nuk mund të shkosh dhe ti referohesh amerikanëve për asgjë, pasi “ata kanë shpallur non-grata  Berishën”. Duhet të jesh i guximshëm, të shkosh në selinë e PD, dhe të flasësh mirë për SHBA-në, Britaninë e Madhe, apo edhe për ndonjë vend tjetër europian që nuk përkrah Berishën. Antiamerikanizmi i berishistëve, është kthyer në normalitetin e ditës. Ai dhe ata, menduan se “McGonigal”, do të ishte shpresa e vetme që do të bënte shpëtimin e Berishës, se do të ishte “gomonia shpëtuese” e “non-grata”-s për të zhvendosur vëmëndjen drejt kryeministrit Rama. Në PD, të gjithëve u ka “ngrirë buzëqeshja në buzë”, pasi rasti “McGonigal” nuk ka  asnjë lidhje me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

Ata që shpresuan se “erdhi momenti për ta rrëzuar  Ramën  nga pushteti”, i kishin bërë llogaritë si “7×7=42”, dhe nuk e kishin menduar se gjithçka ishte e stisur nga vetë ish-lideri. Në PD, ka rënë heshtja, janë strukur dhe po mbajnë sytë dhe veshët nga SPAK-u, ku Mediu dhe Shkëlzeni po bëhen gati të përballen me trupin gjykues. Natyrisht  Gërdeci dhe 21 Janari, nuk mund të jenë kurrë dosje të mbyllura. Drejtësia e re, do të thotë fjalën e saj shumë shpejt , edhe pse ish-lideri historik, e ka mision të veçantë ta njollosë atë strukturë, duke synuar  zhvendosjen e vëmëndjes  së opinionit  publik ndaj tij.

Sali Berisha e ka kthyer sot Partinë Demokratike, në një bunker dhe frëngji, nga ku derdhen  sulme të paprincipta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, apo dhe ambasadorëve të fuqive perëndimore. Braktisja që ndërkombëtarët i kanë bërë asaj force politike pas rikthimit të Berishës, duhej të ishte sinjali i duhur që ish-lideri të mos vazhdonte më tej rrugëtimin e tij të mbrapshtë. Por fatkeqsisht nuk ka ndodhur kështu. Kaq mjafton që të themi se, ai njeri bashkë me PD, po shkërrmoq edhe opozitarizmin  në Shqipëri, duke lidhur fatin e tij me fatin e atyre që besuan në idealet e demokracisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashi: 10/02/2023 03:37

    Bo bo bo bo bo c'a mostre eshte ky. Ka 30 vjet qe e shkaterroi dhe e degjeneroi ket vend dhe prape duhet tia shofim surratin e shpifur dhe degjojme zerin cdo dite ketij funderrine te kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Qerosi Karagjoz: 09/02/2023 16:49

    Shqipria sbëhet kurr, se Shqiptarët jan : mburavec, dembel, intringant, injorant, inatçi e duan të jen shefa e të mos punoin e pagat të tjerët tja pagoin. Shqiptarët po të kishin nivel nuk e banin as 24 or malokun hajdut kriminel sali BAJGËN. Po ky fundërrin çfar nuk i ka bër Shqiptarve e prap vazhdon e është kryetari i partis wc pd. Doni më për Shqiptarin.

    Përgjigju
  • Natyrisht !: 09/02/2023 16:38

    Berisha mbetet zgjatim i zorres se trashe…

    Përgjigju
  • Bobobo: 09/02/2023 14:31

    U plaken dhe servile mbeten.

    Përgjigju
  • alma tirane: 09/02/2023 10:02

    e ke qa ajazoo ky vend nuk behet me me duket

    Përgjigju
    • Bond: 09/02/2023 14:33

      Kurre nuk ka per tu bere ai vend....brez pas brezi me ata njerz...nivel zero dhe pordhet ne maje...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja