Përse u rrëzua avioni i pilotit italian Guido Gudi në Ishëm për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ende nuk ka një përgjigje. Për këtë shkak me kërkesë të grupit hetimor është caktuar një ekspert privat për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit.

Burime nga akuza për Report Tv sqaruan se për ekspertin janë listuar një sërë pyetjesh të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e intinerarit të avionit drejtuar nga Guido dhe peshës që avioni ka patur në momentin e rrëzimit.

Guido dyshohet se ishte përfshirë në trafikun ajërorë të narkotikëve Shqipëri-Itali ndërsa dhe pse ai pranoi se do të transportonte 200 kg kanabis në momentin e gjetjes së avionit në Ishëm në bordin e avionit nuk u gjet drogë.

Në çfarë ore ka mbërritur avioni? Cila ka qenë pasha e tij në fluturim? Sa karburant ka patur në sabrator? Funksiononin apo jo pajisjet e transmetimit GPS, si dhe shpejtësia e fluturimit në momentin e ngritjes nga pista e improvizuar në Ishëm? Janë pyetjet e akuzës të cilat eksperti duhet t'i përgjigjet.

Një muaj më parë autoriteti aviacionit civil nxori raportin ku rezultoi se avioni nuk kish patur asnjë defekt teknik dhe shkaqet e rrëzimit mbeten mister, por packa këtij raporti krimet e rënda janë në pritje të eksperit të caktuar me vendim gjykate.

Paraditen e 15 shtatorit avioni model Piper u rrëzuar në gryk derdhjen e Ishmit ndërsa hetimet e policisë dhe prokurorisë janë fokusuar në pistën e trafikut të narkotikëve.

Prej më shumë se 1 muaji, piloti italian qëndron nën ruajtjen e policisë shqiptare pasi ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar emrat e trafikantëve shqiptarë me të cilët kishte bërë marveshje për të transportuar drogë kundrejt shpërblimit prej 20 mijë euro për çdo udhëtim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com