U shkarkua nga Vettingu/ Elisabeta Imeraj në Repolitix: Procesi, i stisur! Basha me sulmoi? Dosja e tij për lobimin rus e pa hetuar deri në fund

Pse u shkarkua Elisabeta Imeraj, ish kryeprokurorja e Tiranës, nga vettingu? Cilat ishin dosjet e  nxehta të hetuara prej saj dhe a kanë lidhje më vendimin e marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit? Po politika?  Për të gjitha këto pikëpyetje, Elisabeta Imeraj ishte e ftuar sonte në Repolitix të gazetarit Denis Minga në Report Tv.

Elisabeta Imeraj tha se apelimi i vendimit të KPK që e konfirmoi në detyrë nga ana e ONM ka qenë një proces i stisur. E pyetur nga gazetari Minga se pse do ta donin ndërkombëtarët pranë ONM shkarkimin e saj, ish-Kryeprokurorja e Tiranës nuk e kishte një përgjigje. Ajo tha se ka qenë vetë ajo që ka kërkuar zbardhjen e akuzave ndaj saj. 

“Unë kam deklaruar në mënyrë të detajuar çdo lloj prone, çdo lloj marrëveshje, çdo lloj kontrate që nga viti 2007 deri më sot. Në mënyrë kategorike nuk ka asnjë gjë. Ata nuk më thonë dot një pasuri të fshehur", tha Imeraj. 

Sulmet e ashpra ndaj saj nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ish-Kryeprokurorja e Tiranës i lidhi me mendimin e saj se dosja e famshme e lobimit rus në PD duhet të hetohej deri në fund, ashtu sikurse edhe ajo e Rrugës së Kombit.

Elizabeta Imeraj, një prej prokuroreve më të njohura në vend, me 17 vite eksperiencë në organin e akuzës, e cila mbante pozicionin e drejtueses së Prokurorisë se Tiranës, doli përfundimisht nga sistemi pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Imeraj kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vetting. Sipas tij, ankimi është paraqitur brenda afatit dhe është ligjërisht korrekt. Ballhysa ka thënë se sa i përket pasurisë Imeraj në deklaratat nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor. Lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Elisabeta Imeraj kaloi me sukses shkallën e parë të vetting-ut, por u përball në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Institucioni i Komisionerit Publik kërkonte shkarkimin e saj nga detyra. Për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohej për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj kishte probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin. Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Pse Basha të sulmoi?! Imeraj: Kërkova hetim të plotë për ‘Lobimin rus’ dhe ‘Rrugën e Kombit’! Ja ç’ndodhi me dosjen ‘Muzin’

 

Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi sot në Repolitix se dosja e famshme e lobimit rus në PD duhet të hetohej deri në fund, ashtu sikurse edhe ajo e Rrugës së Kombit. Imeraj e lidhi kërkesën e saj për hetim të plotë sulmet e Bashës ndaj saj.

“Unë nuk e njoh absolutisht Bashën, asnjë lloj Bashe që lidhet me politikën. Unë kam funksionuar që hetimet duhen çuar deri në fund edhe për çështjen e famshme të lobimit rus. Edhe Rruga e Kombit duhet të ishte hetuar dhe pse duhet të kishte përfunduar me procedurë. Për çështjen e hetimeve për lobimin rus 3 prokurorët kishin 3 mendime të ndryshme. Njëri prokuror ishte që duhej pushuar, tjetri thoshte që duhet pushuar por në pritje të letërporosisë, ndërsa tjetri që duhej vazhduar”, tha ajo.

Ora 22:00
Imeraj për falsifikimin e dokumentit të pronësisë: Pse e kishte kaq me ngut shkarkimin tim KPA?!

 

Duke folur për shkarkimin e saj, Imeraj tha se në proces kishte edhe një dokument të falsifikuar, për të cilën KPA nuk dënjoi që ta verifikonte.

“Unë kam deklaruar në mënyrë të detajuar çdo lloj prone, çdo lloj marrëveshje, çdo lloj kontrate që nga viti 2007 deri më sot. Në mënyrë kategorike nuk ka asnjë gjë. Ata nuk më thonë dot një pasuri të fshehur.

Në shkallë të parë si pjesë e një shkrese, ka qenë një kartelë pasurie e regjistruar në emrin tim. Për të cilën organi kompetent ka kthyer një përgjigje se ‘kjo kartelë pasurie nuk është lëshuar nga ana jonë”. Dhe ky është falsifikim. Këtë ia kam thënë KPA. Edhe Komisioneri Publik nuk dha asnjë përgjigje. Pse KPA nuk bëri asnjë saktësim të kësaj situate. Kaq të ngutshme e kishte ta shkarkonte Elisabeta Imerajn”, tha Imeraj.

Ora 21:17
Pse e donin ndërkombëtarët largimin tënd nga sistemi? Përgjigjet Elisabeta Imeraj: Nuk më dhanë të drejtën të mbrohesha

 

Elisabeta Imeraj nuk e kupton se pse ndërkombëtarët pranë ONM kërkonin shkarkimin e saj.

“Nuk e kam sot një përgjigje për këtë pyetje. Unë nuk kam pasur asnjë problematikë në asnjë lloj procesi me ndërkombëtarët. Unë kam pasur bashkëpunim si prokurore gjithmonë. Unë këtë nuk arrij ta kuptoj. E ripërsëris unë kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam përgjuar vëzhguesin e ONM. Kam kërkuar sqarim deri në fund. Gjendesh në një situatë që nuk mund të mbrohesh dot. Je para një situata të çuditshme. Dhe vënia e individit në këtë lloj situata kur nuk mbrohet dot atëherë jemi në një proces të parregullt”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës në Repolitix në Report Tv.

Ora 21:10
Imeraj në Repolitix: Apelimi për shkarkimin tim, i stisur! Kërkova hetime mbi akuzat ndaj meje edhe pas vendimit pozitiv në KPK

 

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj tha se apelimi i vendimit të KPK që e konfirmoi në detyrë nga ana e ONM ka qenë një proces i stisur.

“Nuk mund t’I jepet lajme të rremë njerëzve. Unë I kërkova KPA pikërisht hetimin se kush I nxorri lajmet e rreme për mua. Unë jam dakord që të mbaj përgjegjësi. Por që të bazohet mbi denoncimi anonime, mbi një tymnajë të një apelimi të stisur dhe pastaj të shkarkohesh për 3 kriteret kjo është shumë për mua. Apelimi është bërë mbi këto denoncime. Unë edhe pas konfirmimit në KPK kam depozituar kallëzim penal në organe për të gjithë pretendimet, për përgjim, për shantazhin. Tëv sqarohej gjithçka”, tha ajo.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 25/06/2022 10:06

    KALAMOHT TUJ si gje gjo por ne ça ti themi fmive tanë që na futi ElizaBeta me shoqnin e vet në burg për 2 gr tbardh apo bar??Ti je e "pafajshme",e "nershme" e"drrejtë". Ti o Elizabet me gjithë kolehlt e tu që kan kalu në dyert e ptokuroris e gjykatës jeni HAJDUTA e KRIMINELA.JU i keni pi gjakun popullit hallexhi o zonje.Ti me 2500m2 tokë në Tiron??ku i gjete??ku paskan qen kto çmime me 500 lek e 5000 lek m2?? E ku?? Në sauk e zona tjera kur çmimi në 2005 fillonte nga 30€ . Ju ElizBet e soji juj na keni fut në BURG e dënu 8 vjet për 2 grom drrog e keni kërku nga 7000-15000 € me dal nga burgu.Normale ësht??Ndërsa tjerët kapeshin në kufi Shqipni -Greqi me nga 40-100kg Heroin e dilnin nga burgu për 6 muj maksimumi. Po ne skemi SHTET se me pa vendimet e gjykatave e pretencat e prokurove ktu te ne lu mendsh.

    Përgjigju
  • lleshi: 01/06/2022 10:25

    e degjova pak kur filloi te ankohet se me demek "si do te ndihen femijet e mi kur..." e keni menduar ndonjehere se si ndihen femijete shqiptareve qe keni mare ne qafe, qe i keni mare pronen, qe i keni nxjerr vrasesin e familjareve nga burgu, qe ikeni burgos padrejtesishte fukarenjt per vjedhje ordinere dhe keni lene jasht grupe kriminale ?! ik ne shtepi, meru me femijet e tu dhe rri pa merak se kurrkush nuk ti nget pasi ke bere keto me lart, ti dhe te gjithe ju te shkarkuarit. Gjyqtare dhe prokurore kolumbiane jane vrare, ne shqiperi vetem fakirat.

    Përgjigju
  • tani kjo sër prokuroresh kapin avokati !?: 01/06/2022 08:38

    Ne martes prona e burit te sht dhe e jotja moj. Po ti ashtu si nuk njihje lulin nuk njihje dhe burin. Hahah gaz.

    Përgjigju
  • anna: 01/06/2022 07:36

    Duhet qe te gjithe prokuroret duhet te zhduket nga sistemi i drejtesise .dhe ti e dashur ish prokurore je pasqyra me e piset e drejtesise dukesh si idiskuton dhe interpreton gjerat.

    Përgjigju
  • Fjori: 01/06/2022 05:22

    I bien verdalle po ehe ate qe ben muuu nuk e pysin. O ti zoje. Qeshje dhe talleshe kur ishbyt shoq grushtonte zyshen e financiares. Nuk e di thote, cte kene me mua! Je kokrra imorales pra, nona genjeshtres. Persona si as ne tv sduhet te dalin e jo me punojne ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Tyr: 01/06/2022 05:09

    Po pse merreni akoma me kete. Eshte lajm i mire largimi saj nga detyra. Uroj tevikin te gjithe si kjo

    Përgjigju
  • Tom: 31/05/2022 23:29

    E marrsh zvarrë moj ish-prokurore, të shporren gjithë të tjerët si puna jote 1 orë e më parë.

    Përgjigju
  • Liti: 31/05/2022 22:15

    Genjeshtare,mashtruese,nuk e paske njohur Bashen ti? Nga cili planet ke ardhur ti moj genjeshtare qe nuk njihke Bashen? Po dosjet qe ti paske pasur ne dore nuk te ka interesuar te dish ,e kujt eshte dhe kush eshte ky njeri me gjith ato vjedhje qe ka bo,280 milion euro,edhe ky mund te jete shkaku qe ty te ksne shkarkuar per genjeshtare ,mashtruese.

    Përgjigju
  • aldo: 31/05/2022 21:21

    hajt pac komen e mbare na i shuan dhe kto zhulsat e tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja