Pse u takua Rama 'kokë më kokë' me Begajn? E zbulon Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Diskutuan për kreun e ri të SHISH, 3 kushtet që duhet të plotësojë

Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit të Kryeministrit Rama sot me Presidentin Begaj në Presidencë.

Kështu ka deklaruar sot në ‘Kontrast’ në Report Tv analisti Lorenc Vangjeli. Më pas ai ka dhënë edhe një ‘identikit’ të kreut të ri të SHISH, që sipas tij do të duhet të plotësojë 3 kushte të rëndësishme.

“Në këto kohë anormale që jetojmë për çështjen e sigurisë, ky është një lajm normal. Në axhendën e takimit ka pak hapësirë për hamendesim. Është ë vërtetë që një nga institucionet e rëndësishme, SHISH, drejtohet nga nënkryetari i së shpejti do të ketë një zgjidhje.

Unë nuk do t’ju them një emër por një identikit. Duhet të plotësojë tre kushte: Profesionist, patriot dhe i lidhur me politikën. Jo thjesht politikan karriere por ta njohë politikën. Të njihet nga kolegët e tij dhe të dallojë nga kolegët e tij.  Të dojë shumë Shqipërinë duke kuptuar se për shumë e shumë vitesh tashmë, që nga Rilindja dielli për vendin tonë dielli lind andej nga perëndon”, tha Vangjeli.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif Bora: 03/10/2022 22:23

    Sugjeroj qe me mire se Ben Ahmetaj ska! Ai jo vetem i ploteson por tejkalon tre kriteret e Vangjos.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/10/2022 21:42

    Kreuvi Ri i SHISH duhet të jet personi që do bashkpunim me BIA -n serbe, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës tradhtari i shekullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë