Pse vrau veten ish-e dashura e Jim
Carrey, ja letra që la pas për aktorin

Pse vrau veten ish-e dashura e Jim<br />Carrey, ja letra që la pas për aktorin
Ish - e dashura e Jim Carrey, Cathriona White, mendohet se i ka lënë një letër aktorit 53-vjeçar ku i lutej që ‘ta falte’. Bukuroshja irlandeze u gjet e vdekur në banesën e saj ditën e 28 shtatorit, vetëm dy ditë pas 3-vjetorit të vdekjes së babait dhe do të varroset përkrah tij këtë të shtunë.

Cathriona mendohet të ketë kryer vetëvrasje me një overdozë ilaçesh. Në mesazhin prekës drejtuar Carrey, 30-vjeçarja thuhet të ketë shkruajtur: “Jim, të dua. Të lutem më fal”. Një burim i afërt ka rrëfyer për RadarOnline se Cathriona në letrën e saj mes të tjerash kishte shkruajtur edhe: “Nuk jam për këtë botë”.

Viktima, që punonte si artiste makeup-i i thoshte të dashurit të saj që të ‘kujdesej për varrimin dhe t’ia dorëzonte sendet e saj familjes së shkatërruar’.

Ish- e dashura e aktorit Jim Carrey mendohet të ketë vrarë veten pasi është quajtur 'dështake' nga mamaja e saj vetëm pak ditë përpara setë merrte vendimin fatal. 30-vjeçarja Cathriona White ka marrë një mesazh të tillë nga e ëma, Brigid Sweetman ditën e 30-vjetorit të lindjes, muajin e shkuar.

Thuhet se policia që po merret ende me hetimin ka zbuluar ekzistencën e këtij mesazhi dhe zbuloi gjithashtu se White kishte tentuar vetvrasjen edhe më parë, në vitin 2012.

Tentativa e parë erdhi pak kohë pasi babai i saj Pat, që jetonte në Irlandë vdiq pasi humbi betejën e tij me kancerin në tru. Burimet e afërta kanë rrëfyer se White ka qenë e martuar në kohën që kreu vetvrasjen dhe kishte nisur procedurat e divorcit.

Ajo ishte kthyer me Jim, ndonëse nuk i kishte përfunduar ato. Marrëdhënia e saj me bashkëshortin ligjor ishte ftohur prej kohësh. 
cathriona white
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi