Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën, Bamir Topin, Astrit Patozin dhe Enkelejd Alibeajn kur u pyet se përse nuk i ftoi në tryezën e dialogut politik me intelektualë, aleatë dhe shoqërinë civile. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha i quajti ata pseudointelektualë.

“A po flet për intelektualë apo pseudointelekual. A nuk patën rastin ata për të qenë në të mirë të Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi? Të lutem, a nuk u dha tyre çdo mundësi, dhe çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij, të Lulzim Bashës, pasurimi i tij dhe shkatërrimi. Për atë tjetrin shko e pyet ata që u drejtojnë fushatën se çfarë të thonë. Prandaj, mos bëjmë fjalë me pseudointelektual”, tha Berisha.

Sali Berisha u pyet edhe pse Agron Shehaj nuk po pranon t’i bashkohet tryezës së dialogut politik. Kreu i PD e la përgjegjësinë e shpjegimit tek vetë Shehaj, por nuk kurseu akuzat asaj ndaj tij.

Sipas tij, Shehaj po bën një krahasim të papranueshëm mes PD-së dhe Partisë Socialiste, duke u vetëquajtur i persekutuar dhe duke barazuar një forcë politike që “çliroi nga burgjet dhe persekutimi” me një tjetër që, sipas Berishës, “persekutoi paraardhësit e tij”.

Berisha tha se ata që e kanë votuar Shehajn, nuke kanë votuar që të mos i bashkohet frontit opozitar duke hedhur akuza që ata që bëjnë opozitën e opozitës, janë në shërbim të Ramës.

“Përgjigjen më të saktë për këtë mund t’ua japë vetë Agron Shehaj, i cili ka moralin të krahasojë PD-në me PS-në. Thotë se është i persekutuar. Pra, krahason PD-në që çliroi nga burgjet dhe persekutimi, paraardhësit e tij, me PS-në që persekutoi paraardhësit e tij.

Pra, njeriu është i lirë të thotë atë që do. Unë një bindje kam, se ata që kanë votuar Agron Shehajn, nuk e kanë votuar që ai të mos bashkohet në një front të gjerë opozitar, për të larguar të keqen më të madhe Edi Ramën, sepse jam i bindur se, ata qytetarë sot po ti pyesësh konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe. Opozita është e hapur. Unë e kam theksuar, por ju kam njoftuar se, ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, ata janë faktikisht në shërbim të tjetërkujt”, vijoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha mashtron veten: E dija që do të ndodhte... mua më interesonte kamera dhe kërkova qeveri teknike (por s’u dëgjua)