PSG po sundon merkaton e verës duke realizuar dhe tentuar goditje të fuqishme.
Pas Lavecit që kushtoi 28 milionë euro, radhën e kanë dy futbollistët e Milanit, qendërmbrojtësi
Tiago Silava dhe sulmuesi Zllatan Ibrahimovic. Për të dy futbollistët, PSG është gati të ofrojë jo pak,
por 60 milionë euro. Shifra stratosferike duket se ka lëkundur drejtuesit e Milanit për të shitur dy
futbollistët më të mirë të saj. Sipas mediave franceze, trajneri Carlo Anceloti i ka kërkuar me
ngulm dy futbollistët për ti pasur në gjirin e ekipit kryeqytetas. Synimet e PSG këtë edicion janë
të qarta, të fitojnë kampionatin dhe të shkojë sa më larg në Champions League.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com