PSG barazon në ‘frymën e fundit’ me Napolin, Interi pëson disfatë, shkatërrohet Atletico

PSG barazon në ‘frymën e fundit’ me Napolin, Interi pëson disfatë, shkatërrohet Atletico

Ndeshjet e mbrëmjes së djeshme dhuruan gola, spektakël, surpriza dhe emocione pa fund në Champions League. Napoli ishte shumë pranë fitores përballë PSG, por francezët barazuan në frymën e fundit 2-2 duke shmangur humbjen. Liverpuli kaloi me lehtësi Crvena Zvezda 4-0 duke marrë vendin e parë në grup me 6 pikë, i ndjekur nga Napoli me 5 dhe PSG me 4.

Në grupin B, Interi nuk arriti që të ndalte Barcelonën duke humbur 2-0 në Camp Nou, ndërsa Totenham bëri një hap fals duke barazuar me PSV 2-2. Pas tre ndeshjeve, Barcelona kryeson e qetë me 9 pikë, e ndjekur nga Interi me 6, ndërsa Totenhem dhe PSV kanë vetëm nga një pikë.

Surprizë ishte fitorja e thellë e Borussia Dortmund kundër Atletico Madrid 4-0, që merr kryesimin me 9 pikë të plota, spanjollët e ndjekin me 3 pikë më pak, ndërsa Monaco dhe Club Brugge mbyllin renditjen me nga 1 pikë.  Mbrëmë u luajtën edhe ndeshjet e grupit D, Porto fitoi në Moskë përballë Lokomotivës duke udhëhequr grupin, ndërsa Shalke barazoi me Gallatasarain.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025