UDINE, Itali - Paris Saint Germain ka ngritur trofeun e Superkupës së Evropës, duke mposhtur Tottenham Hotspur në një finale dramatike që u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, ndërsa skuadra franceze u tregua më e saktë nga pika e bardhë.

Tottenhami e nisi më mirë ndeshjen, duke ushtruar presion mbi kampionët e Evropës dhe duke kaluar në epërsi në minutën e 39-të me golin e Micky van de Ven. Vetëm dy minuta pas rifillimit të pjesës së dytë, Christian Romero dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me kokë.

PSG u përpoq të reagonte, por goli i Bradley Barcolës në minutën e 67-të u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, parizienët nuk u dorëzuan. Kang-In Lee shënoi në minutën e 85-të, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi shifrat në 2-2 në minutat shtesë (90+4′).

Meqë UEFA ka eliminuar kohën shtesë në këtë kompeticion, skuadrat kaluan direkt në penallti. PSG realizoi të katër goditjet e saj, duke siguruar një fitore të madhe dhe duke shtuar një tjetër trofe në vitrinën e klubit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?