Sheikët e PSG po përgatisin një verë speciale, pasi kanë përgatitur planin për të afruar në Francë disa nga futbollistët më të mirë të momentit, mes të cilëve është edhe sulmuesi i Manchester United, Uein Runi.

Anglezi pas ardhjes së holandezit Van Persi nuk po kalon një formë të mirë duke humbur shkëlqimin e dikurshëm. Kjo ka bërë që PSG të mendojë për transfertën e bujshme për të krijuar dyshen e ëndrrave mes Runit dhe Ibrahimovicit.

Sheikët sipas burimeve të mediave franceze kanë ofruar 25 milionë paund për të bindur Fergusonin që ta lërë të lirë. Por sipas gjasave nuk do të hasë shumë vështirësi. Runi do të jetë blerja e parë e PSG në merakton e verës.


d.b/shqiptarja.com