Paris Saint Germain ka arritur të marrë një fitore të thellë mbrëmjen e sotme përballë spanjollëve të Barcelonës.
Parisienët kanë arritur të shënojnë katër gola duke siguruar një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Goli i parë u realizua nga një goditje dënimi në minutën e 18-të nga Di Maria, ndërkohë në minutën e 40-të do të ishte Julian Draxler, i cili pas një asistimi të italianit Marco Verratti, do të çonte rezultatin në 2 me 0.
Edhe në pjesën e dytë të lojës, francezët kanë vazhduar të ushtronin presion ndaj katalanasve duke bërë të mundur realizimin edhe të dy golave të tjerë.
Goli i tretë u shënua nga argjentinasi, Di Maria në minutën e 55-të. Gjithashtu në këtë sfidë nuk do të mungonte edhe goli i Edinson Cavani, i cili arriti të mposhte portierin e Barcelonës në minutën e 72-të.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmund ka humbur në Portugali edhe pse gjermanët kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë, e cila është vendosur nga goli i vetëm i Benfica-s, i shënuar nga sulmuesi grek Konstantinos Mitroglou, në minutën e 49-të.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com