Merkato e verës rezervon surpriza të jashtëzakonshme në transferimin e futbollistëve. Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë, Ronaldo është drejt kalimit nga Reali te PSG vetëm për të pasur pagën më të lartë se Lionel Mesi.

Portugezi duket se nuk është i lumtur në Madrid dhe agjenti i tij, Raiola ka nisur trantativat për kalimin në Francë, por fjalën e fundit për kalimin e ka presidenti Florentino Perez. Aktualisht Perez ka rënë dakord që Ronaldo të përfitojë deri në 15 milionë euro në edicion, por luzitani kërkon 18 milionë.

Hendeku midis 3 milionë eurove është cështja që ka vënë në lëvizje sheikët e PSG, të cilët janë të gatshëm për të plotësuar kërkesën e Ronaldos.

Parizienët janë gati të paguajnë deri në 100 mln euro për transferimin e bujshëm.

Me largimin e Ronaldos i hapet rruga kalimit të Falcaos te Reali i Madridit.

(d.b/shqiptarja.com)