PSG heq dorë nga Angel Di Maria
Al-Khelaifi: Eshtë i shtrenjtë

PSG heq dorë nga Angel Di Maria<br />Al-Khelaifi: Eshtë i shtrenjtë
Skuadra francez Paris Saint-Germain ka hequr dorë për blerjen e yllit argjentinas të Real Madridit Angel Di Maria, për shkak të çmimit të lartë i është vënë atij. Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të yllit të Real Madridit Angel Di Maria, duke treguar se reprezentuesi argjentinas është “shumë i shtrenjtë” për klubin.
 
“Sa për Di Marian, është e vërtetë se ne kemi pasur bisedime me presidentin e Real Madridit Florentino Perez. Por ai është shumë e shtrenjtë për ne. Ne kemi ndaluar negociatat”, tha Al-Khelaifi në një konferencë shtypi.
 
PSG kanë siguruar tashmë shërbimet e David Luiz nga Chelsea për një shumë prej 50 milion euro këtë verë, ndërsa ata kanë nënshkruar edhe me Serge Aurier deri në fund të sezonit.


26- vjeçari ka një kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2018, por një ofertë e madhe prej 60 milionë euro mund të jetë joshëse për tu larguar nga Santiago Bernabeu. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale