Pronarët e ekipit të PSG duket se e kanë marrë seriozisht qëndrimin e gjatë dhe ngritjen e ekipit francez në elitën e futbollit botëror, pasi i kanë hyrë punës me themel.
Presidenti i klubit francez, sheiku Nasser al-Khelaifi pas blerjeve të futbollistëve të njohur dhe më me emër të futbollit botëror ka vendosur që të ndryshojë edhe stemën e ekipit.
Kështu nga simboli paraardhës hiqet djepi dhe viti i themelimit, që është 1970 dhe vihet më në dukje Kulla Eifel që do të qëndrojë së bashku me zambakun.
“Paris Saint-Germain” ndahet, “Paris” mbetet në kokë të stemës ndërsa “Saint-Germain” kalon në fund, pikërisht në vendin ku ishte shkruar viti i themelimit.
/Shqiptarja.com