PSG nuk fiton as në derbin e Francës, mposhtet nga Lyon-i në 'Parc des Princes'

PSG nuk fiton as në derbin e Francës, mposhtet nga Lyon-i në 'Parc des Princes'

Goli i shënuar nga Lacazette

Paris Saint Germain ka pësuar një humbje të hidhur kundër rivalit të tyre në Derby, Lyon-it. Miqtë fituan në Parc des Princes me rezultatin 1-0. Lyon e pati mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 39-të me Lacazette i cili humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë Lyoni nuk zhgënjeu dhe shënoi golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Ndërkohë Mbappe dhe Messi nuk arritën të ndryshonin rezultatin e ndeshjes pavarësisht përpjekjeve.

Pas javës së 29-të, PSG vazhdon të jetë lider me 60 pikë, gjashtë më shumë se Lens dhe Marseillen që janë në pozitat dy dhe tre, ndërsa Lioni është në të dhjetin me 44 pikë.

Kujtojmë se PSG u eleminua nga kompeticioni i Champions League në fazën e 1/16. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë