Francezët e PSG-së sigurojnë gjysmëfinalet e Champions League për të dytin vit radhazi. Në dy ndeshje me një nivel shumë të lartë futbolli PSG u hakmorr ndaj Bayernit të Mynihut duke e nxjerrë nga kompeticioni. Bayerni e fitoi çerekfinalen e kthimit 1-0 në Paris por me rezultatin e përgjithshëm 3-3 dhe rregullin e golit në fushë kundërshtare mes katër më të mirave kaluan francezët. Neymar dhuroi show duke goditur tre herë shtyllën e kundërshtarëve ndërsa Bayerni shënoi në minutën e 40-të me Choupo-Moting gol që nuk siguronte kualifikimin. Hansi Flick tekniku i bavarezëve paralajmëron largimin në fund të sezonit ndërsa PSG pret në gjysmëfinale fituesen e çiftit Dortmund-City.
Humbje pa pasoja ka pësuar Chelsea në çerekfinalen e kthimit ndaj Portos. Luzitanët fituan 1-0 por e kishin humbur ndeshjen e parë 2-0 dhe me golin spektakolar të Taremit në shtesë u kujtuan shumë vonë.Blutë e Londrës arrijnë në gjysmëfinale të Champions për herë të tetë në histori dhe presin fituesin e duelit Liverpool-Real Madrid./Përgatiti Andi Kapxhiu