Presidenti i ekipit të PSG Nasser Al Khelaifi ka deklaruar se edhe nëse i ofrojnë një miliardë euro nuk do ta lërë të lirë që të largohet Silvën nga Franca.

Sheiku në një intervistë mbi të ardhmen e mbrojtësit dhe kapitenit të ekipit të Brazilit ka deklaruar se ka pasur një bisedë telefonike me të pas finales dhe se mbrojtësi e ka garantuar se nuk do të lëvizë nga PSG, pasi ndihet i lumtur aty.

Sheiku shprehet se Silva është një nga shtyllat mbi të cilën është ndërtuar ekipi i PSG dhe do të konkurrojë denjësisht këtë edicion në Champions dhe Ligue 1.



d.b/shqiptarja.com