Paris Saint-Germain ka firmosur një marrëveshje për sponsorizim me një shifër marramendëse me Qatar Tourism Authority, e cila shkon 200 milionë euro

Qatar Tourism Authority është një institucion turistik në Katar dhe kjo është kontrata më e lartë që një ekip ka pasur ndonjëherë në histori, lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze.

Kontrata ka për objektiv promovimin e Katarit dhe rritjen e numrit të turistëve, por fakti është që Q.I.A zotëron 70% të kapitalit të Paris Saint-Germain, dhe kjo lëvizje është më shumë një veprim rregullues për të anashkaluar “fair-play”-n financiar sesa sponsorizim.

Marrëveshja do të zgjasë për 4 vite deri në 2016, nis nga 150 milionë euro për këtë sezon, deri në 200 milionë euro në 2016, për të mbuluar defiçitin e vitit të fundit.


(d.b/shqiptarja.com)