PSG thyen Bayernin 3:0, Chelsea
fiton in-extremis, fiton Juve/VIDEO

PSG thyen Bayernin 3:0, Chelsea<br />fiton in-extremis, fiton Juve/VIDEO<br>
Champions League ka luajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure disa sfida interesante ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Bayern Munchen është mundur në transfertë 3:0 nga PSG me gola të Dani Alves, Cavani dhe Neymar. Pa Manuel Neuer në portë, bavarezët kanë qenë të pafuqishëm t'i bëjnë ballë sulmit të vendasve të cilët me Mbappe në krye ishin të papërmbajtshëm për mbrojtjen e brishtë të Carlo Ancelottit. Pas kësaj humbje Bayern e sheh veten në vendin e dytë në grupin B me tre pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, ndërsa PSG kryeson me 6 pikë. 

Fitore në sekondat e fundit për Chelsea-n në Madrid përballë vendasve të Atletico-s të cilët zhvilluan ndeshjen e parë të Champions League në stadiumin e ri "Eanda Metropolitano". Të besuarit e Simeones kaluan të parët në avantazh me anë të Antoine Griezmann i cili ktheu në gol një penallti të fituar në minutën e 40. Pjesa e dytë flet për blutë e Londrës të cilët arrijnë të barazojnë shifrat me anë të Morata-s në minutën e 60. Surpriza ishte lënë për në sekondën e fundit të takimit. Kur kronometri shënonte minutën e 93 shtesë një kundërsulm i Chelsea gjen të papërgatitur mbrojtjen e vendasve. Michy Batshuayi i çon shifrat në 1:2 dhe Chelsea rrëmben kështu tre pikë në fushën e vështirë të Atletico Madrid. 

Në ndeshjet e tjera, Juventus rikthehet te fitorja pas humbjes 3:0 nga Barcelona. Italianët mundën 2:0 grekët e Olimpiakos, të cilët edhe pas shkarkimit të trajnerit shqiptar Besnik Hasi vijojnë me rezultate negative jo vetëm në kampionat por edhe në kompeticione Europiane. Këtë mbrëmje nuk munguan as goleadat. Basel mundi 5:0 Benfikën, Manchester United 4:1 në Moskë CSKA-në vendase. 

Fitore edhe për Barcelonën me rezultatin e ngushtë 0:1 në derbin Iberik përballë Sportingut të Lisbonës. Katalansve i mjafton autogoli i Sebastian Coates në minutën e 49 p ër të siguruar tre pikët.

[gallery]24059[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK