PSG thyen rekorde për Mbappe
i paguan Monaco-s 180 milionë euro

PSG thyen rekorde për Mbappe<br />i paguan Monaco-s 180 milionë euro
“Lufta” mes PSG dhe Real Madrid për të marrë shërbimin e Mbappe tashmë duket se ka kaluar në favor të skuadrës franceze.

Sipas medieve spanjolle francezët janë gati të ofrojnë një shifër prej 180 milionë eurosh për kartonin e talentit të Monaco, ku kjo e fundit do të mund të marri edhe një shumë prej 20 milion eurosh si bonos.

Nga ana tjetër për sa i përket rrogës së ofruar 18- vjeçarit nga PSG, ajo është 18 milionë euro, shumë e cila lë totalisht në hije rrogën prej 7 milionë dollarësh që i është ofruar Mbappe-s nga Real Madrid.

“Mundo Deportivo” e cila ka bërë publik transferimin dhe prezantimin e 18- vjeçarit para mesjavës së ardhshme në Paris, shkruan se skuadra franceze nuk i sheh si një problem rregullat e UEFA-s mbi transferimet, pasi pretendojnë se kanë marrë sponsorizim prej 620 milion euro, shumë e nevojshme për të justifikuar shpenzimet. 

180 milionë euro- t të cilat mediat raportojnë se PSG do të paguaj për shërbimin e Mbappe, do të thyejnë rekordin e çmimin e të paguar ndonjëherë për kartonin e një lojtari 18- vjeçar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe