E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishe psikologe Lorela Garuli, e cila foli për të kuruarit të personave nga ana psikologjike me anë të fotove.
”Ne shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë që ka një fotografi, por në shumë studime, kemi parë se njerëz me vetëvlerësim të ulët, duke bërë foto ndihen më mirë” e nis kështu intervistën Lorela, duke shtuar se fototerapia është risi botërore dhe se po studiohet shumë kohët e fundit.
”Nuk kanë rëndësi çfarë fotografish, mund të jenë foto që i bëjmë vetes, apo foto që ne u bëjmë të tjerëve apo peisazheve, rëndësi ka që ndihemi mirë” vazhdoi ajo.
Sipas psikologes, nga një foto mund të kuptohet shumë, duke nisur nga vetja sociale: pra fotot që ne bëjmë në shoqëri apo me njerëz, vetja profesionale: fotot që bëjmë në ambientet e punës me koleg, vetja personale: fotot tona private dhe e fundit, vetja në një moment të vëshirë.
“Duke analizuar këto katër elemente, ne mund të kuptojmë shumë nga personaliteti i një personi” shtoi Lorela Garuli. Sipas saj të rinjtë janë më shumë të prirur që të kenë më shumë foto, duke i futur në rrjetet sociale, por edhe moshat e tjera nuk mbeten pas.
”Nëse sheh me kujdes elementët e një fotoje, mund të ndërtosh historikun dhe aktualen e gjendjes psikologjike të personit” tha ajo.
Fakt është, që sot rrjetet sociale janë plot me foto të ndryshme dhe kanë shërbyer për t’u bërë të njohur shumë persona dhe madje të kurohen duke u ngritur nivelin e vetëvlerësimit. Sipas të gjitha gjasave, fotomania do të vazhdojë të jetë ende një fenomen për shumë kohë e në vazhdim.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…
24 Dhjetor 2024, 15:13
-
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
23 Dhjetor 2024, 15:58
-
Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet
18 Dhjetor 2024, 15:57
-
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
16 Dhjetor 2024, 17:24
-
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
16 Dhjetor 2024, 15:45
-
Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë
12 Dhjetor 2024, 14:52
-
Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni
11 Dhjetor 2024, 10:37
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor 2024, 16:35
-
Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale
2 Dhjetor 2024, 15:39
-
Kujdes! Çdo vendim i kësaj jave ndikim deri në Mars 2025 / Horoskopi javor 2-8 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla
2 Dhjetor 2024, 12:30
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor 2024, 16:19
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor 2024, 15:54