Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

E ftuar në  emisionin “Klinika 24” në  Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Mirjeta Pestisha e specializuar si psikologe fëmijësh.

Ajo tha se është  vënë  re që  pas rikthimit nga pushimet, fëmijët kanë  disi vështirësi në  shkollë dhe përtaci.

Mirjeta nënvizoi se është shumë  e rëndësishme bashkëpunimi midis trekëndëshit prind-nxënes-mësues, për të  patur një  rikthim të  butë  dhe pa ankth të  fëmijëve në ambientet e shkollës.

Përshtatja e rikthimit varet prej fëmijëve, pasi ka fëmijë  që  përshtaten lehtë, sikurse ka nga ata që  përshtaten me pak vështirësi.

Psikologia shtoi se nuk rekomandohet në  asnjë  rast që  t’i bërtasim fëmijëve, pasi kjo gjë  vetëm e komplikon situatën dhe nuk jep ndonjë zgjidhje.Sipas saj është  shumë  e rëndësishme që  fëmijet te kenë një  mirëqënie psikologjike dhe duhet të  jenë  në  kontakt me natyrën vazhdimisht.

Sipas saj është  shumë  e rëndësishme gjthashtu që  të  mos ushtrohet presion dhe të mos ketë  pritshmëri të  larta tek fëmijët, pasi ata me drejtimin e prindërve dhe lirinë  e dhënë, e gjejnë  lehtë  rrugën e tyre.


Lajmi kryesor:

Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja fiton 0-1 dhe zhyt Erzenin në fund, renditja në Kategorinë e Parë