Psikoza-Jolie, "Doktor
ma hiq gjoksin”

Psikoza-Jolie, "Doktor<br />ma hiq gjoksin”
TIRANE - Njësia për diagnostikim dhe terapi në gjoks në Sant’Andrea të Romës, pas rastit Angelina Jolie, ka pasur një boom kërkesash për të kryer testimin gjenetik për praninë e mutacioneve të mundshme, këto kërkesa janë rritur me 80 për qind. Përgjegjësi i kë3saj njësie, Adriana Bonifacino thekson: "Efekti Jolie ishte një cunami, për shkak se populli është i frikësuar dhe i painformuar, kur është fjala për parandalimin". E rëndësishme është të vlerësosh historinë e familjes – shpjegon Bonifacino.
 
Shumë paqartësi kanë gratë italiane edhe se kush ka të drejtë ti nënshtrohet këtij testi. Bonifacino vazhdon: "Në bazë të protokolleve ndërkombëtare të miratuara në vendin tonë, njerëzit e shëndoshë që duan ti nënshtrohen testit, duhet të paraqesë një histori familjare që tregon se ata janë prekur nga kjo sëmundje dhe kanë demonstruar praninë e mutacioneve".

Në praktikë, fillimisht e bën testin gruaja e sëmurë dhe më pas të afrëmity e saj, që mund të ketë trashëguar gjenin. Këshillimi gjenetik dhe testimi kryhen, duke paguar biletën, në spitalet italiane. Por testi është i padobishëm për të gjithë, pasi testi mund të lexohet vetëm duke e ditur se cili gen është sëmurë dhe çfarë duhet të shikojmë tek personi i shëndoshë.
 
KUSH DUHET TI NËNSHTROHET

Kush ka një mutacion, megjithatë, ka përpara tre faza: "të vihet nën mbikëqyrje të veçantë" që do të thotë të hysh në protokollet e parandalimit që parashikojnë rezonancë magnetike çdo vit, duke nisur nga mosha 25 vjeçare, një ekografi dhe një mamogram çdo 6 muaj duke filluar nga mosha 30 vjeçare.

Mundësia e dytë është për të kryer një mammektomi, që është, heqja e gjëndrës së qumështit dhe rindërtimit të saj gjatë ndërhyrjes në gjoks. Mënyra e tretë është parandalimi me anë të ilaçeve, që është ende në fazën eksperimentale. Kush ka mutacion jeton edhe me rrezikun e gjetjes së 85 % të kancerit të gjirit"

Gjenetisti Bruno Dallapiçola, thotë se një "gjymtim", si ai i adoptuar nga aktorja Angelina Jolie, me heqjen totale të gjinjve nuk e bën të qartë, megjithatë, rrezikun për t'u prekur nga kanceri. Heqja e gjinjve, shpjegon eksperti, "nuk të mbron nga gjithçka: edhe me një mastektomi, në fakt, grauja bartëse e mutacionit gjenetik ende ka një rrezik prej 50 për qind për zhvillim të kancerit, ose mund ti shfaqet një kancer ovarian, të cilën ky mutacion e bën ata të ndjeshëm".

Duke marrë parasysh shkallën e lartë të kancerit të gjirit, i cili prek një mesatare prej një në 15 gra , ai rithekson se "është mirë që të marrim ndonjë këshillë nga mjeku dhe jo, që në vend të kësaj, të marrim vendime nisur vetëm nga buja e asaj që ka bërë një personash i njohur”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren