“Ju vraftë zoti! Ju zëntë bukën e kalamajve, iu qorrofshin sytë!”, kështu nis spoti i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, protagonist është ish-ministri Neritan Ceka, i cili u vendos në qendër të vëmendjes pas mallkimeve që ai bëri "live" në një emision, për të gjithë ata që do të shkojnë të votojnë. Si kundërpërgjigje të këtyre mallkimeve, në spot janë publikuar disa nga punët e bëra nga Veliaj, kryebashkiaku aktual, që nga pazari i Ri, stadiumi "Arena Kombëtare" apo parku i lojërave.

Një spot, i cili nuk ishte parë deri më tani në asnjë fushatë elektorale të asnjë prej partive përgjatë këtyre viteve.