PS-ja rrëzoi Metën për qeverisjen vendore/ PD: Rama e bëri për Teatrin, tani do të grabisë të tjera prona

TIRANE-Partia Demokratike akuzon shumicën se me rrëzimin e dekretit të Presidentit ditën e djeshme për ligjin e qeverisjes vendore i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar. "Ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal, që zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive. Heqja e shumicës së cilësuar shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, të Korporatës së Investimeve, që u rrëmben pronat bashkive për t’ua dhënë pa garë klientëve të Ramës" tha Dhurata Çupi.

Ish-deputetja thotë se asgjë nuk ndodh rastësisht. "Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet".

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI
Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor. Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive. Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv.

 Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.

Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve. Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë. Plaçkitja, vjedhja e zgjedhjeve dhe e pasurive të shqiptarëve është i vetmi projekt i Edi Ramës. Prandaj, vendi ka nevojë urgjente të çlirohet nga kjo qeveri dhe ky kryeministër , që po rrënon shqiptarët dhe pasurohet për vete!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb