Publicisti: Në KMSH, kryesia janë gylenistë, drejtojnë pjesën më të madhe të xhamive në vend! 20 imamë dhe 18 myfti pjesë e këtij grupimi

Florjan Arapi, publicist thotë se kryesia e Komiteti Mysliman të Shqipërisë drejtohet nga gylenistëve. I ftuar në studion e Report Tv në emisionin ‘Përballje’, Arapi deklaroi se pjesa më e madhe e xhamive në vend janë në kontrollin e KMSH-së e ato që janë jashtë kontrollit, numërohen me gishtat e dorës.

‘Kryesia në Komitetit Mysliman të Shqipërisë janë të gjithë Gylenistë! 20 imame dhe 18 myfti janë në grupin e Gylenistëve. Medreseja e Tiranës pjesë e fondacionit SEMA. Të gjithë ndihmësit në KMSH janë të lidhur me rrjetin gylentist. Gratë i kanë të punësuar nga rrjeti i gylenistëve. Janë të lidhur! Xhamitë që janë jashtë kontrollit të KMSH-së janë më gishtat e dorës. Xhamitë prona të KMSH dhe ajo i kontrollon. Në rastin e xhamisë së Institutit, ka myftiu donte të impononte një imam dhe besimtarët nuk donin.’- tha Arapi.

Arapi tha se Irani nuk ka lidhje me besimtarët shqiptarë, të cilët sipas tij janë përgjithësisht ndjekës të rrymës Saudite. Sipas tij ka një betejë ndërmjet besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe gylenistëve.

‘Irani nuk ka lidhje fare me besimtarët shqiptarë. Besimtarët shqiptarë janë përgjithësisht ndjekës të rrymës Saudite të Besimit. Çështja është se kush janë imamët pasi ato orientojnë besimtarët. Këtu beteja është ndërmjet besimtarëve myslimanë dhe gylenistëve. Abuzohet se janë mbështetës të Erdoganit. Turqia nuk ja dorëzon xhaminë e Namazgjasë këtyre se i bie të financojë terrorizmin. Zgjedhjet për kreun KMSH-së bëhen më 2 mars. Shumë pak besimtarë e dinë për zgjedhjet. Një nga arsyet e agravimit ka qenë edhe për zgjedhjet. Tani nuk lajmërojnë fare për zgjedhjet.  Nëse vazhdon kjo situatë ngelet pa u hapur. Shpresohet të jetë një lloj kompromisi pasi duan të hapin sa më parë Xhaminë.’- tha Arapi.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat