Njerëzit kanë tre jetë, privaten, publiken dhe atë sekreten-thoshte shkrimtari Gabriel Garcia Marques.
Jo në pak raste të treja krijojnë një lloj konfuzioni për të mbetur siç janë, veçanërisht kur fjala është njerëzit me një profil publik. Si ta menaxhojmë famën? A mund të jetë jeta private tërësisht publike? A mund ta ruash privatësinë tënde kur je njeri publik?
Këto pyetje ngacmuan bisedën e radhës në “Esencë” me panelistët ambientalistin Sazan Guri, koreografin Dritan Brama dhe moderatoren Atalanta Kërçyku.
Të ftuarit pranuan se sot fama matet me numrin e ndjekësve në Instagram dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar tërësisht mënyrën sesi konsiderohet fama sot.
Ata pranuan se një jetë diskrete për personazhet e famshëm është thuajse e pamundur.
'Edhe pse jam diskrete, sërish publiku është gati për sulm' - shprehet moderatorja Atalanta Kërçyku. Ajo shton se i ka kushtuar shumë të qenit e famshme dhe nuk nguron as ta përmendë edhe si një lloj ndërgjegjësimi faktin që shumë njerëz me profil publik kanë vuajtur psikologjikisht presionin e famës.
Panelistët pranojnë se në Shqipëri fama nuk të bën të pasur dhe as paraja as fama nuk kanë rëndësi para disa gjërave të tjera më të rëndësishme në jetë.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Esencë/ Uzina 14 milionë dollarëshe që u drejtua nga 24 vjeçari Lohja
22 Nëntor, 21:06
-
Rudi Vata në ‘Esencë’/ Legjenda që e mposhti Diktaturën me vullnet!
17 Nëntor, 21:46
-
Ben Blushi hap ‘kasafortën’ e sekreteve! Esencë-Report Tv
10 Nëntor, 21:36
-
Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe
8 Nëntor, 21:13
-
Esencë-Report Tv/ 26 katastrofat ajrore shqiptare!
3 Nëntor, 21:38
-
Lasgush Poradeci, helmi që mbante në dollap nga frika e arrestimit dhe letërkëmbimet e tij
1 Nëntor, 21:13
-
Sot në Report TV/ Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e realizuar e Mbretit Ahmet Zogu! Murat Basha në Esencë
27 Tetor, 21:48
-
6000 m, si e ula avionin me motorr të fikur! 11 minuta me vdekjen pranë! Bilal Sina, Esencë-Report Tv
25 Tetor, 21:21
-
Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv
20 Tetor, 21:30
-
Ja si e gërmuam BUNKART 1! Të pathënat e Objektit 0774! Esencë-Report Tv
18 Tetor, 21:25
-
Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'
13 Tetor, 21:56
-
Shqiptari i CIA-s, loja me shërbimet sekrete. Kush ishte THROWOFF 3? Esencë-Report Tv
12 Tetor, 09:45