Publikimi i listave të zgjedhësve

Publikimi i listave të zgjedhësve
Afati i fundit për publikimin e listës së zgjedhësve është 20 maji 2013(19 maj është ditë e dielë). A do të respektohet ky afat? Të shohim. Afatet për publikimin e ekstrateve përbërëse zgjedhore, në përgjithësi, nuk janë respektuar.

Ato duhet të publikoheshin çdo tre muaj duke filluar nga 3 janari 2013. Sipas disa sonadazheve, ndryshimet që kanë pësuar këto ekstrakte kanë qenë relativisht të pakta.Kjo mendoj se nuk është pasojë se në këto zgjedhje listat kanë qenë më të plota dhe më të sakta, por sensibilizimi i zgjedhësve ka qenë relativisht më i paktë.

Në këtë drejtim negativisht ka ndikuar mosnjoftimi me shkrim i çdo zgjedhësi në banesën e tij. Ky njoftim duhet të përmbante qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e tij/saj si dhe numrin rëndor të zgjedhësit në listën përkatëse të qendrës së tij të votimit(shih nenin 52 të Kodit Zgjedhor).

Ko ndodhi për arsyet e mëposhtme: a)Detyra e mësipërme ligjore nuk u zbatua nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, b) Ministria e Brendshme nuk akordoi fondin përkatës për këtë qëllim, c)KQZ nuk ushtroi mbikqyrjen dhe kontrollin edhe për realizimin e këtij detyrimi ligjor.

Pasaktësitë ose parregullsitë e mundshme në ekstraktet e përbërësve zgjedhorë, mund të korrektohen fill mbas publikimit të listave përfundimtare të zgjedhjeve.

Prandaj mendoj se del nevoja që duke përdorur format e ndryshme të informimit dhe të edukimit ligjor të zgjedhësve tu bëhet thirrje atyre që të njihen me listat përfundimtare që siç përmendëm më lart duhet të bëhen publike jo më vonë se data 20 maj 2013.

Listat sipas ligjit, do të publikohen pranë qendrës përkatëse të votimit në një ambient ku mund të hyhet lirshëm dhe të shikohen ato pa vështirësi nga të gjithë zgjedhësit.

Në ligj thuhet se kur zgjedhësi vëren pasaktësi në listë dhe se emeri i tij nuk figuron në qendrën e votimit të vendbanimit të tij, ose nuk është regjistruar në ndonjë nga listat e njësive të qeverisjes vendore ku ai ka vendbanimin, ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatën e rrethit deri në 24 orë përpara datës së zgjedhjeve.

E shikojmë të nevojshme të theksohet se për këtë kërkesë qytetari nuk do të paguajë asnjë lloj takse. Gjykata do ta shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë si në ditën e fundit para zgjedhjeve edhe në ditën e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë para mbylljes së votimit.

Në vendimin e gjykatës që do të pranojë kërkesën, do të përmendet ndryshimi që duhet bërë, do të aktësohet qendra e votimit ose kur zgjedhësi shtohet në listë.
Vendimi i gjykatës do të përcaktojë qendrën e votimit ku zgjedhësi do të votojë si dhe numurin e dokumentit të identifikimit të tij.

Me këtë vendim të gjykatës zgjedhësi shkon në ditën e votimit(23 qershor 2013) dhe voton si gjithë të tjerët duke patur me vete letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme.

Zgjedhësi duhet të ketë parasysh që kërkesës që do të drejtojë gjykatës, t’i bashkangjitë certifikatën(ose vërtetimin) e gjendjes civile se figuron në regjistrat e saj si dhe një vërtetim nga KZAZ-ja përkatëse se nuk përfshihet në listën e shpallur të qendrës së tij të votimit.

Nëse zgjedhësi do të veprojë si më sipër, ai do të jetë i sigurtë për ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar.

Vlen të përmendet gjithashtu se mjaft zgjedhës të bindur se janë banorë të lagjes dhe të regjistruar në gjendjen civile, mendojnë se duhet të figurojnë edhe në listë. Si rregull kështu duhet të jetë.

Por praktika ka vertetuar se edhe në këto kushte, gabime janë bërë. Pasaktësi ka pasur. Prandaj ky besim duhet përforcuar nëpërmjet njohjes me listat përfundimtare.

Kjo do të parandalonte edhe rastet e mundshme kur zgjedhësi do të shkonte për të votuar dhe emrin e tij nuk e gjen në listë. Duhet patur parasysh gjithashtu se në rast se zgjedhësi ndryshon vendbanimin pas shpalljes së listët përfundimtare, lista nuk ndryshon dhe ai duhet të votojë në qendrën e votimit ku ka emrin në listën e miratuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)