Publikimi i përgjimeve, policia:
S’e kemi bërë ne, hetime

Publikimi i përgjimeve, policia: <br />S’e kemi bërë ne, hetime
PRISHTINE - Menjëherë pas publikimit të aferës së përgjimeve që përfshijnë kryeministrin e Kosovës Hashim thaçi në biseda telefonike me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, por edhe në biseda me zyrtarë të tjerë, ka reagur policia e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia thotë se “publikimet e përgjimeve joligjore të bisedave telefonike kinse të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat janë publikuar në internet, ueb-faqe të ndryshme nuk janë realizuar nga Policia e Kosovës.”

Policia e Kosovës njofton gjithashtu se “ka ndërrmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe në konsultim me prokurorin përkatës ka iniciuar hetimet nga njësitet e specializuara policore që merren me hetimin e rasteve të kësaj natyre.”

“Bazuar në ligjet e Kosovës autoriteti i vetëm për dhënien e urdhrit për përgjime është gjyqtari i procedurës paraprake dhe të gjitha përgjimet e tjera joligjore dhe të falsifikuara konsiderohen veprime të kundërligjshme dhe për këtë PK-ja, do të ndërmerr veprime policore ndaj kryerësve të veprave të tilla penale”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp dhënë për mediat nga policia e Kosovës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash