Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike

Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale.

‘Është një skandal i përmasave të mëdha. Kjo trondit opinionin publik me publikimin e të dhënave shumë sensitive. Do të ketë presion social. Unë bëj analizën. Fakti që në atë event dalin identiteti i personave që punon në SHISH, apo në Shërbimin Informativ Ushtarak, nëse ka figura që janë pjesë e strukturave të bashkëpunimit me NATO-s dhe ne ekspozojmë identitetin e tyre. Nuk mendoj se është kaq banale kjo gjë. Kur publikohen këto të dhëna kanë një efekt sociale që krijon një lloj efekti sociale.’- tha Softa në Report Tv.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla, tha në Report Tv, se qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm ndërsa paralajmëroi se do te hapë probleme nga pikpamja financiare, duke shtuar se duhet të merren masa për parandalimin e dëmeve elektronike.

‘Aty është edhe çështja e të dhënave bankare, ku mund të identifikojnë personat, kjo mund te ekspozojë institucionet e sigurisë së lartë. Fakti që po dalim në një moment, ku po hetohen disa dosje, është shqetësuese. Fakti që ka dalë nga një person në pension, mund të jetë përdorur një alibi për të minimizuar qëllimin e vërtet të daljes së të dhënave. Transaksionet e një personi janë historia e tij personale. Je i shantazhueshëm brenda familjes, për pagesat, për borxhe, për disa të ardhura që do ti deklarosh ndaj të tretëve. Jemi të shqetësuar që jemi përballë një sulmi të kësaj natyre.  Është rasti i dytë që të dhënat personale dalin në publik. Duhet ngritur një grup pune sepse hetimi penal nxjerrë shteti duhet të marrë në konsideratë dhe të bëjë një vlerësim për sa i përket ruajtjes së të dhënave personale.  Kjo është shumë serioze, dalja e pagave mund të rrëzojë dhe ministrat, hap probleme edhe nga pikëpamja financiare. Kjo sapo ka filluar, duhet të merren masa që të parandalojë dëmet ekonomike.’- tha Zhilla.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore