Publikimi i rrogave/ Sociologu: Pabarazi e theksuar! Do ndikojë në uljen e performacës së punonjësve! Duhen rishikuar, por jo drejt totalitarizmit, të rishihet edhe paga minimale, pensionet

TIRANË- Publikimi i pagave, për sociologun Gëzim Tushi nuk është vetëm një skandal në aspektin shtetëror, por edhe në atë sociale, aq sa e quan bombë sociale! Për Tushin, dalja e asaj liste nxorri të pah një të vërtetë që deri më tani thuhej në zë, por që më pas u konfirmua, një pabarazi të theksuar, ku një 2 punonjës për të njëjtin nivel pune apo edhe aftësie paguhen ndryshe. E të gjendur përballë këtij pabarazi, Tushi në intervistën në "Sot Live në Shqipëri' me Andi Kapxhiun, tha se duhen rishikuar pagat, ajo minimale, minimumi jetik, pensionet, por theksin e vendosi që nuk duhet të rikthehet totalitarizmi.

"Bombë sociale që ka ndikuar në prishjen, se të marrësh vesh që për të njëjtën punë dhe pozicion, të ketë paga të diferencuara, pra dikush 2 mln dhe një tjetër shumë pak, do të nxisë një lloj ambicie, zili, por kjo pabarazi sociale është e padrejtë. Theksoj se nuk mendoj që shoqëria shqiptare duhet të kërkojë paga të barabarta apo barazitarizëm, është e papranueshme për aq kohë sa jemi në ekonomi tregu, por ky marzh diference në nivele kratastrofike s'duhet pranuar, duhet vlerësuar dhe të shihet paga minimale, ndihma sociale, ndihmë ekonomike që shkon deri në 80 mijë lekë, një rishikim i sistemit të pagave, pa ndërhyrë në kuptimin totalitar, mendoj që duhet rishikuar ky raport, pensionet, minimumi jetitk, duhet të ndikojë në rishikimin e pagesa", tha ai.

Parë në një tjetër prizëm, Tushi e thotë me bindje se kjo pabarazi në një ambient pune, do të ndikojë në uljen e performancës në pune, e ndërsa thekson se është zhgënjyer disi me reagimin qytetar.

"Do ketë ndikime në performancën individuale në tregun e punës në profesione të caktuara, sepse nëse ti punon në një punë me një koleg dhe kryen të njëjtën punë dhe paga jote është disa herë me e vogël se paga e tjetrit, që mund ta ketë këtë pagë të ulët për shkak të nepotizmit jo të nivelit. Nëse do ishte një vend europian, sikurse është Franca që ka një reagim qytetar do të kishte turbulenca më të mëdha, ka gjëra që janë revoltuese, ajo tabelë e pagave tregon se sistemi i pagave është përtej pagave, ne jemi qytetar të përgjumur, në fund ka mekanizma që rregullojnë këto raporte, barazia sociale është e papranueshme, por nuk mund të pajtohemi me këtë pabarazi, por subjektiviste Do vazhdojnë dhe nja 2-2 ditë dhe do të harrohen, shoqëria shqiptare sa më shumë përpiqet që të ndryshojë gjërat, aq më shumë në vend mbetët", tha ai.

Mes këtij skandali, ai thotë se ka një një anë të mirë, që është demaskimi i disktiminimit gjinor që bëhet.

"Jam munduar të shoh anën e mirë, ka një zhbalasim gjinor, meshkujt janë në postet kryesore dhe kjo tabelë është demaskim i diskriminimit gjinor dhe kjo tabelë tregoi edhe njëherë zhbalancim mes pagës minimale, minimumit jetik, pensioni minimal, ndihmave sociale", përfundoi Tushe në Report Tv.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 28/12/2021 15:42

    Mendim shum i drejte i drejte i zotit Tushe...

    Përgjigju
  • Makiwa71: 28/12/2021 15:16

    Ky problem nuk ka për t'u zgjidhur kurrë , sepse thjesht jemi në kapitalizëm.

    Përgjigju
  • tiku: 28/12/2021 13:46

    vetem reforma e vertete ne administrate zgjidh gjith problemet! kjo eshte celsi i te gjithave. te behet menjehere qe nga janari 2022

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024