Publikimi i testit të Gjuhës dhe Letërsisë, MASR: Orkestruar nga individë të ngarkuar politikisht! Do kallëzojmë atë që e ka publikuar pa mbaruar provimi dhe fotografuesit

Publikimi i testit të Gjuhës dhe Letërsisë, MASR: Orkestruar nga individë të ngarkuar politikisht! Do kallëzojmë atë që e ka publikuar pa mbaruar provimi dhe fotografuesit

Maturantët në provim dhe eksperti Ndriçim Mehmeti

Ministria e Arsimit ka reaguar për publikimin në rrjete sociale të testit së Gjuhë-Letërsisë gjatë provimit të maturës shtetërore, duke hedhur akuza se ky rast është orkestruar qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht.

"Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore. Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit.  Publikimi i testit në rrjete sociale pasi provimi kishte filluar NUK ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij provimi, teksa vlen të nënvizohet se i gjithë procesi është zhvilluar në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore."

Sipas MASR, ai që ka publikuar testin do të kallëzohet penalisht së bashku me ata që e fotografuan dhe e dërguan jashtë qendrave të provimit. Në njoftim qartësohet se pavarësisht publikimit të tezës, nuk është cënuar mbarëvajtja e provimit të maturës.

“MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar”. 

Disa minuta pas fillimit të provimit rreth orës 10:12 në internet, kanë qarkulluar tezat e provimit të maturës shtetërore. Ishte ekspertit të arsimit pranë PD Ndriçim Mehmeti, ai që ka publikuar foto të tezës teksa provimi po zhvillohej, ku shkruante se ka qarkulluar nëpër rrjete sociale. Po postimin e tij eksperti i Arsimit pranë PD, e shoqëroi edhe me foto të provimit të plotë, duke pretenduar se kishte qarkulluar në rrjet. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Mehmeti e konsideroi këtë 'krim arsimor', duke thënë se nxënësit po mësohen me "vjedhje". Sipas Mehmetit, testet i nxjerrin administratorët për shkak se i ushtrohet presion, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve në shkolla.

Nuk dihet nëse në njoftim ministria i referohet Mehmetit kur thotë se do ta kallëzojë atë që ka shërndarë tezën. Pas përfundimit të testimit që zgjati 2 orë e gjysmë, disa prej maturantëve për Report.Tv thanë se fotot e provimit, i cili qarkulloi në rrjetet sociale ishte i njëjti me atë të cilin ata zhvilluan.

Reagim i plotë:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) me shumë shqetësim e ka ndjekur rastin e sotëm të publikimit të pyetjeve pas fillimit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021.

Vëmë në dijeni opinionin publik se ky rast, apo çdo rast tjetër i ngjashëm me të, që orkestrohet qëllimisht nga individë të ngarkuar politikisht do të çohen para drejtësisë në mënyrë që të mos cënohet procesi i Maturës Shtetërore. Ndjejmë keqardhje që ata gjejnë mënyrën më të pahijshme për të injektuar panik të panevojshëm tek maturantët dhe tek prindërit e tyre, ndërsa duhet të ishin bashkëpunues për të mirën e arsimit.

MASR do të kallëzojë penalisht shtetasin, i cili ka publikuar testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë të datës 7.6.2021 në rrjetet sociale gjatë kohës kur provimi ishte ende duke u zhvilluar, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në procesin e Maturës Shtetërore të cilët kanë shkelur rregullat duke fotografuar dhe dërguar jashtë qendrave të provimit këtë test, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar. 

Publikimi i testit në rrjete sociale pasi provimi kishte filluar NUK ka ndikuar në mbarëvajtjen e këtij provimi, teksa vlen të nënvizohet se i gjithë procesi është zhvilluar në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore.

MASR dhe institucionet e saj të varësisë sigurojnë maturantët dhe prindërit e tyre se provimet janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me të njëjtin përkushtim e vullnet për të realizuar një administrim të suksesshëm të këtij procesi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefi: 07/06/2021 18:56

    Ne burg te gjithe keta rrugecer qe prishin qetesine e udheheqjes sone lapdare! Kane edhe ngarkesa politike. Po shyqyr, qe ka shtet dhe i pergjigjet me shkarkese jopolitike...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë