Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën

Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Gaz Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën

1725298752_bardhi.png

Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.

Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, i cili do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 mujash, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.

Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani', nesër SPAK përball Berishën e Malltezin me prova, i merr të pandehur! ‘Vuloset’ fati i hetimeve për pasurinë! Detajet çfarë pritet të ndodhë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

'Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i duhuri', Sylvinho: Në tetor tentojmë kalimin e grupit

'Komplimenta Gjeorgjisë, por barazimi do ishte më i duhuri', Sylvinho: Në tetor tentojmë kalimin e grupit