Publikohen dokumentet, Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, është falsifikuar regjistri i Gjendjes Civile

Publikohen dokumentet, Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit, është falsifikuar regjistri i Gjendjes Civile

Sali Berisha

Është thënë disa herë që Sali Berisha ka falsifikuar dy nga gjeneralitetet e tij, por mungesa e provave si dhe djegia e çuditshme e dokumentave të familjes së tij në vitin 1997 në Tropojë e bënte të pamundur vërtetimin e kësaj akuze, ashtu siç ka ndodhur rëndom në rastet e akuzave më të rënda ndaj tij.

'DITA' publikon sot për herë të parë dokumentat që provojnë falsifikimin flagrant të regjistrit të Gjendjes Civile të shtetasve dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit.

Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, duket qartë datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu.

Është e qartë që datëlindja e ish-kryeministrit është 1 korrik 1944. Dihet pse ai e festonte para ’90-s datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës.

Komunisti fanatik i atyre viteve ftonte miq e kushërinj në të njëjtën datë. Por pasi i vuri gjoksin “revolucionit” të madh të dhjetorit ’90, demokratit të ri, nuk i rrinte mirë kjo historia e datëlindjes. Mirëpo kishte shumë dëshmitarë të festave, ndaj ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjthëse kishte festuar në 16.

Në të vërtetë nuk është as 15, as 16 tetor. Datëlindja e doktor Saliut është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrën më të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate.

Sot merr rëndësi fakti që ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin. Në formularin që  mbushet bazuar te ky ligj, ka një pikë specifike mbi ndryshimin e gjeneraliteteve. Ato duhen deklaruar. Berisha rezulton që ka gënjyer edhe aty:

Disa vite më parë kur këto dokumente nuk njiheshin, Berisha u pyet nëse e ka ndërruar ditëlindjen dhe pse nuk e ka deklaruar këtë në Formularin e Dekriminalizimit. Berisha foli për Edin që e kishte emrin Edvin dhe shtoi se formulari nuk kishte kërkesa të tilla. Sigurisht që gënjeu prapë. Formulari, e kërkon qartazi deklarimin e ndryshimeve të këtij lloji./ DITA

Regjistri i Gjendjes Civile, pasqyrë e trungut, Berisha me prindërit, datëlindja 1 korrik

Regjistri i Gjendjes Civile, Berisha me familjen e tij, datëlindja 1 korrik

Datëlindja e ndërruar me mbivendosje me shkrim dore

Falsifikimi është kryer në 2009 kur Berisha ka qenë kryeministër

 

Formulari i Dekriminalizimit i firmosur nga Sali Berisha: Nuk ka deklaruar ndryshimin e gjeneraliteteve

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/09/2021 01:05

    Edhe mua,ka pasur raste qe Gj.C. me kane ndryshuar daten nga 5 ne 7,por ky gabim ishte brenda muajit;por t'a ndryshosh nga 1 korrik ne 15,ose 16 Tetor dhe ne fund te mos e deklarosh,eshte definitisht e qellimshme.Eqellimshme pse e nderoi,e qellimshme dhe pse nuk e deklaroi.

    Përgjigju
  • Scutari: 08/09/2021 14:38

    Po me ben pershtypje me teper ne foton e pare, nga kreu, se bashkeshortja e Saliut e ka te shkruar ne regjister emrin Lirija dhe jo Lirije apo Lirie!! Prapashtesen "a" zakonisht perdoret ne serbokroatisht dhe siç duket ose prinderit e bashkeshortes flasin mire serbishten ose punonjesi i gjendjes civile ka qene serb!!

    Përgjigju
  • Dori: 08/09/2021 13:19

    Nr personal tregon qartë datëlindjen e personit: E40701031R - shkronja E është për të gjithë personat që kanë lindur mes vitit 1940 dhe 1949; nr i parë (4) tregon vitin e asaj dekade (pra 1944); dy numrat pasardhës (07) tregojnë muajin e lindjes, pra Korrik; dhe dy të tjerët pas tyre (01) datën e lindjes pra kemi viti 1944, muaji 07 (korrik), data 1! Kjo tregon se ditëlindja e tij në regjistra ka qenë gjithmonë 1 korrik 1944. E ka kërkuar vetë apo e ka ndryshuar gjendja civile nuk ndryshon gjë. Ai ka gënjyer!

    Përgjigju
  • Tit barkderri: 08/09/2021 13:08

    Nga ana juridike komentatori me emrin Demir ka te drejte. Pjeset e tjera jane pa rendesi praktike...

    Përgjigju
  • Demir: 08/09/2021 11:54

    Po pra. Pyetja e formularit eshte per personin. Nese ndryshimi eshte bere me kerkese te z. Berisha, atehere ai eshte pergjegjes per mos deklarim, rrjedhimisht, falsifikim te formularit. Nese ndryshimi eshte bere nga organi i gjendjes civile pa kerkesen e personit, atehere personi nuk ka ndonje pergjegjesi ne raport me formularin e vetdeklarimit. Shkruesi i artikullit gabon, kuptohet nga zelli partiak qe ka. Falsifikimi nuk konsiston ne regjister te gjc pasi shenimet jane kryer nga personi pergjegjes. Falsifikimi potencial eshte ne raport me formularin e dekriminalizimit.

    Përgjigju
  • Hajduti: 08/09/2021 11:42

    Sali Berisha eshte prove e gjalle e paaftesi se shtetit shqipetar. Tani do flasin disa dite gazetat dite gazetat sikur te ishte ndonje skandal i madh dhe pastaj asgje. Sh.q.t Sali Berisha nuk eshte shqetesuar as per vrasjet jo me per perralla te tilla.

    Përgjigju
  • Fshati: 08/09/2021 10:43

    Po tani çfare do bejme se ky dreq nuk vjen as ne prokrori.

    Përgjigju
  • Demokracia fjale e shenjte: 08/09/2021 10:14

    Sali berisha nuk eshte gje tjeter vecse nje relike staliniste qe i ka humbur koha me vakt po endet si fantazem akoma mes te gjalleve. Kjo eshte e verteta e hidhur o miq ne mos tju vije mire ne mos keq por ky eshte realiteti qe po jetojme. Jemi peng i fantazmave staliniste. Kalofshi nje dite te bukur

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 08/09/2021 15:22

      Bravo komentuesi me pseudonimin 'e sakte'! Bravo qe shkruan se kundershtaret e Berishes "jane te njejtet surreter". Keshtu te do Eladha! Duhet te bindet populli i poshter shqiptar se "te gjithe jane njesoj". Njesoj eshte qeveria Rama si Berisha para tij, qe ishte pergjegjes ose minimalisht toleruesi per firmat piramidale, per naften e shitur te serbi ne kohe lufte, per kaosin e 1997-es, per rrenimin e sistemit te drejtesise, per 21 Janarin, per marreveshjen e detit, etj. Shqiperia eshte e poshter sepse prodhon vetem udheheqes identik me Berishen... shpresa e turkoshqiptareve duhet vrare me mashtrime te tilla! IKNI NGA KY VEND, IKNI deri sa mos te mbetet asnje mjek, asnje infermier, asnje inxhinjer, ASNJE I RI... U shkaterroft kjo rrace e poshter qe na mori pjese te Epirit grek! Nuk i paguajm kote grupet e andarvete dixhital shqipfoles qe t'a perhapin kete helm ne cdo hapsire virtuale te Shqiptarise... Por mos harroni qe te shkruani edhe ndonje koment pozitiv ndonjehere, qe te beheni pak te besueshem per lexuesin.

    • e sakte: 08/09/2021 12:05

      Ti ke teresisht te drejte, je absolutisht realist dhe thua nje te vertete te dhimbshme, POR, duhet te verteten ta themi deri ne fund. Njera ane e medaljes eshte plaku berishe qe deri ne frymen e fundit do ngelet ai qe eshte, por problemi eshte modeli qe ai ka perballe, shpurra e hajduteve, imoraleve, mafiozeve qe edhe pse jane 20 apo 25 vjet me te rinj ne moshe se berisha jane te njejtet surreter, e njejta filozofi i njejti qendrim me shtetin me popullin e tyre. Ketu problemi rendohet se tepermi, sepse nese do kishim nje qeveri e kryeminister te ndershem, punetor, te drejte, ta siguroj une ty qe berisha e berishistet ane e mbane do ishin ne burg madje ne regjimin 41 bis. Ketu ekuacioni shkermoqet dhe perfundimi eshte, kete vend te begate e kane pushtuar mafiozet pleq e te rinj bashke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë