Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve u hap në fund të muajit tetor të vitit që lamë pas, ku ishte vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se s'do të ketë më asnjë emërim politik në këtë institucion, por gjithçka do bëhej me konkurs.
Ndërkohë, pak muaj më parë, Burgjet u përfshinë nga një 'furtunë' largimesh, ku ministrja Gjonaj shkarkoi nga detyra tetë drejtorë në qarqe, duke komanduar tetë të rinj, një dy prej të cilëve kanë fituar konkursin dhe do të vijojnë detyrën, siç është Agron Hysi i Fushë Krujës dhe Arjan Hasani, i cili ishte komanduar në Peqin, ndërsa nga nesër do të drejtojë Burgun e Fierit.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS, të shtunën e 6 janarit, se drejtorët e rinj të burgjeve nuk do të jenë degë partie, që të merren nga oborri i LSI e të çohen te PS, duke sqaruar se do kenë përparësi do të ketë kandidatët me role organizativ dhe eksperiencë në FA.
d.c./shqiptarja.com