Publikohen librat që janë përdorur
në shkollën e parë shqipe në Korçë

Publikohen librat që janë përdorur<br />në shkollën e parë shqipe në Korçë
Dita e 7 marsit këtë vit shënon 130 vjetorin e mësonjtorës së parë shqipe.
 
Në lidhje me këtë festë Muzeun Kombëtar i Arsimit në Korçë ka hapur një ekspozitë të veçantë ku janë nxjerrë për vizitorët librat e parë të përdorur në këtë shkollë por edhe botime të patriotëve.
 
Ambientet e muzeut sot janë vizituar nga qytetarë të shumtë, intelektual dhe pasardhës të patriotëve.
 
Të shumtë kanë qenë edhe turistë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia që kanë zgjedhur të shohin nga afër dhe të njihen me historikun e Mësenjtores së Parë Shqipe.
 
Nën sfondin e notave patriotike muzeu është kthyer në epiqendrën e kësaj dite.
 
Ndërsa dyert e shtëpive të mësuesve të vjetër korçarë janë hapur për të pritur nxënësit e tyre.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?