Publikohen pamje kur themeluesi i platformës së kriptovalutave arratiset nga Turqia në drejtim të Shqipërisë

Prej javwsh nw kwrkim, pwr atw qw policia turke e konsideron si mashtrimi mw i madh nw historinw e vendit, por nw pamjet e para tw bwrw publike nga largimi i tij themeluesi i platformës së kriptovalutave paraqitet tejet i qetw para se tw arratisej nga Turqia në drejtim të Shqipërisë me 20 Prill.

 Në pamjet e bëra publike nga mediat turke gjatë qëndrimit të tij në aeroport Özer nuk ka pasur kontakte me ndonjë person dhe se është përpjekur që largimin e tij ta tregojë si një udhëtim normal

Në pamjet e kamerave të sigurisë që ka siguruar Anadolu Agency (AA), vërehet se Özer rreth orës 17:15 ditën e martë më 20 prill ka mbërritur në aeroport me një automjet ngjyrë të zezë me targë 34 DFC 567 dhe në hyrje të parkingut të mbyllur përballë derës numër 3 shihet se ai i jep personelit për parkim mjetin e tij dhe merr çantën e shpinës në sediljen e pasme.

Më pas në pamje shikohen momentet kur Özer hyn në terminal dhe kryen check-in in në sportelin e biletave me numër M-18 në orën 17:46.

Në regjistrimet e kamerës së sigurisë, Faruk Fatih Özer, pas proceduarave tw kontrollit ai hipën në avion drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

Prokuroria turke më 22 prill filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua me dokumente dhe regjistrime se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill dhe se nuk kishte ndonjë veprim në adresat zyrtare të kompanisë.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për 82 persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për kapjen e Faruk Fatih Özer, pronarin e Thodex ndaj të cilit më 23 prill është lëshuar një njoftim i kuq ndërkombëtar nga Interpoli.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë