Publikohen SMS të Muhamed Veliut
me terroristin Lavdrim Muhaxheri

Publikohen SMS të Muhamed Veliut<br />me terroristin Lavdrim Muhaxheri
Sot janë publikuar disa foto ku në të cilat shihet se si gazetari Muhamed Veliu kërkon të bëjë një intervistë me Lavdrim Muhaxherin, kosovarin që lufton për të ashtëquajturin Shteti Islamik.

Kosovari nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri një luftëtar i njohur i ISIS dhe ekzekutues barbar i shumë personave në Siri, ka kërcënuar për sulme të pamëshirshme me thika dhe makina bombë në Shqipëri në një nga mesazhet që shkëmben me gazetarin Muhamed Veliu.

Komunikimet disa javore përmes rrjeteve sociale që gazetari Muhamed Veliu ka zhvilluar me përfaqësuesin shqiptar të ISIS i cili punon në Ministrinë e Medias të Shtetit Islamik, janë publikuar nga Gazeta Dita.

Gazetari Veliu, do ti publikojë mesazhet e shkëmbyera me terroristin në një të përditshme britanike si pjesë e një investigimi disa mujor, ku do të tregohet se si rrjetet sociale si Facebook, Tëitter dhe Telegram Messenger, janë kthyer në armën më të fortë
propaganduese, urdhëruese të sulmeve në Europë dhe gjithashtu rekrutuese të Shtetit Islamik.

[gallery]22174[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot