Publikohet kopertina e abetares së unifikuar, në Kosovë nis shpërndarja në shkolla! Më 1 shtator mbahet ceremoni përurimi në Prishtinë
Kopertina e abetares së unifikuar
TIRANË- Sezoni i ri shkollor do t’i gjejë këtë vit shkollat në Shqipëri dhe Kosovë me abetare të unifikuar. Media kosovare RTK ka publikuar për herë të parë kopertinën e abetares që do të shpërndahet këtë vit në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe në Kosovë.
Abetarja e publikuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ është tashmë gati, ajo është shtypur dhe pritet që të jetë në duart e vogëlushëve që do të nisin këtë vit klasën e parë. Shtëpia botuese bën me dije për RTK se në shkollat e Kosovës ka nisur shpërndarja e abetares në disa zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve gjatë kësaj fundjave.
Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj ka mësuar se më datë 1 shtator në Kosovë do të mbahet një ceremoni në Kosovë për të bërë publikimin e abetares së re. E pranishme do të jetë edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi me homologen e saj Arbërie Nagavci për të prezantuar në ditën e parë të shkollës këtë abetare.
Shpërndarja e abetares në Kosovë ka nisur më herët për shkak se sezoni shkollor fillon, më datë 1 shtator, ndryshe nga vendi ynë që sezonin shkollor nis më 12 shtator. Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se është punuar më shpejt për abetaren në mënyrë që të ishte gati për nxënësit në Kosovë.
“Ne kemi pasur kujdes, sepse kalendari i fillimit të vitit shkollor nuk është i njëjtë në Kosovë dhe Shqipëri dhe kemi kërkuar që puna të përfundojë me herët, në mënyrë që Abetarja të jetë e gatshme për 1 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon mësimi në Kosovë”, tha Pupovci për Radio Kosova.
Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve.
Kopertina e abetares së unifikuar
Pjesë nga libri i abetares
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.8%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
37.9%
Vota total: 177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
Lajm i mrekullueshem, bravo zonja ministre. Me ne fund e bere realitet enderren e shqiptareve.
PërgjigjuNje lajm i madh per femijet dhe familjet shqiptare kudo.
PërgjigjuLajm shume i bukur !!
Përgjigju