Publikohet raporti i hendekut gjinor
Shqipëria renditet e 108-a në botë

Publikohet raporti i hendekut gjinor<br />Shqipëria renditet e 108-a në botë
Është publikuar ditët e fundit raporti mbi hendekun gjinor nëpër botë.

“The Global Gender Gap Report 2013” ka 8 vjet që publikohet dhe sipas themelueses së saj Saadia Zahidi, që prej vitit të saj të parë në 2006, 80% e shteteve kanë bërë hapa para në vendosjen e barazisë gjinore.

Raporti i publikuar nga WEF, bazohej në pjesëmarrjen politike, barazinë ekonomike dhe të drejtat si arsimi apo shëndeti.

Ndër 136 shtetet në listë, Islanda, Finlanda dhe Norvegjia, mbajnë respektivisht 3 vendet e para.

Islanda vazhdon të mbajë vendin e parë për të pestin vit rradhazi. Bashkë me të, Finlanda zë vendin e dytë, Norvegjia renditet e treta dhe Suedia e katërta. Këto vende i kalonin 80% të hendekut gjinor, ku 100% do të përfaqësonte një barazi të plotë.

Fatkeqësisht Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me shenjë portokalli. Vendi ynë renditet i 108-ti, shumë larg vendeve të tjera europiane si Gjermania në të 14-in apo Britania e Madhe në vendin e 18.

Fqinjët tani maqedonas renditen të 57-t, ndërsa Serbia në vendin e 42-të.

Gjigandi britanik BBC mbylli këto ditë dhe programin e saj “100 femra”, i cili ishte i fokusuar totalisht mbi femrat. Programi zgjati plot një muaj.

Znj. Zahidi shtoi se “ideja e raportit nuk ishte për t’u kujtuar vendeve të varfëra se ato kishin më pak mundësi se ato të pasura, por t’u jepte atyre një mjet për të përmirësuar situatën”.

Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja